PD-LSI, mazhoranca: Mungesa e opozitës nuk pengon reformat. Analistët: Ngërç në qeverisje
Si po qeveris e djathta dhe LSI, ishte tema e debatit ne emisionin “Studio e hapur” te Eni Vasilit ne Alsat. Ministri i Drejtesise Bujar Nishani dhe deputeti demokrat Aldo Bumci vleresuan se ne keta muaj te mandatit te pare qeveria ka mundur te realizoje reforma ligjore ne disa fusha, ndersa permenden ecurine e procesit te liberalizimit te vizave dhe ate te integrimit ne Bashkimin e Europian. Ne vleresimin e opinionisteve, Eduard Zaloshnja dhe Ylli Rakipi qendrimi i opozites jashte parlamentit ka krijuar nje ngerc ne qeverisje.
“Ka një stopim të reformave ekonomike. Ky ngërç vjen edhe nga dyzimi politik që ka lindur në këtë vend. Ka që nga 28 qershori deri sot që institucioni kryesor i vendit, parlamenti, është gjymtuar. Vetëm ½ është aty. Në këtë pikëpamje unë do them që qeveria është një ngërç që ne duhet ta deklarojmë” tha Rakipi.
“Ata kanë marrë përsipër një përgjegjësi politike shumë të madhe që unë besoj se qytetarët shqiptarë do të dinë ta gjykojnë në momentin e duhur. Si ngërç politik nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë asnjë ndikim tek reformat” tha Nishani.
“Duhet se s’ben të vihet në një zgjidhje të mesme sepse ka dy efekte. E para, ka të bëjë me procesin e integrimit. Janë reforma të cilat kërkojnë votat e opozitës dhe e dyta, politikisht nuk mund të mendohet që të bësh vend kandidat për BE një vend në të cilin opozita nuk merr pjesë në parlament” tha Zaloshnja.
“Kur na kanë votuar, na kanë votuar për një mandat 4-vjeçar. Në 7 muajt e parë kemi bërë 7 ligje që janë me shumicë të thjeshtë që tregon se reformat bëhen dhe për një çështje shumë të rëndësishme. Në periudhën 2005-2007 opozita shqiptare nuk votuar asnjë ligj me 3/5 dhe ishte e pranishme në Kuvendin e Shqipërisë” tha Bumçi.
Sipas Ministrit te Drejtesise, pavaresisht marredhenies se kushtezuar qe opozita ka vendosur me parlamentin, vendi po qeveriset, institucionet nuk kane asnje ngerc dhe nuk ka arsye qe te shkohet ne zgjedhje te parakoshme.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 14 prill 2010 ) < I mëparshmi