Kukësi, 10 milionë lekë për fitoren në Gjirokastër
Kuksianët kërkojnë të mbajnë vendin e dytë në përfundim të fazës së parë, pse jo dhe të shpallen kampionë dimri
Presidenca kuksiane ka vënë si shpërblim 1 milion lekë ( të reja) për një fitore të mundshme në Gjirakoastër. Kjo është shuma më e madhe e vënë ndonjëherë nga presidenca kuksiane gjatë këtij kampionati, ndërkohë që do të ketë shpërblim edhe për barazimin. Fitorja në Gjirokaster do të na forconte pozitat në krye të klasifikimit dhe do ti motivonte futbollistët per të mos e lëshuar vendin e parë gjatë fazës së dytë.
Megjithatë, ne kërkojnë që të paktën të mos dalim pa pikë nga Gjirokastra, pasi humbja na rrezikon vendin e dytë, – thotë zv/presidenti i Kukësit, Safet Gjici. Numri 2 i presidencës kuksiane ka bërë të ditur se shpërblimi për fitoren me Luftëtarin është 50 mijë lekë për çdo futbollist.
Trajneri Berberi Ndërkohë, futbollistët kuksianë janë të vendosur të mos e lëshojnë vendin e dytë në fund të fazës së pare, që do të thotë të mos dalin pa pikë nga stadiumi i Gjirokastrës të shtunën. Kukësi ndeshet për herë të parë në historinë e tij me ekipin gjirokastrit dhe për ketë arsye futbollistët shkojnë në Gjirokastër me shumë dëshirë dhe me bindjen se do të zhvillojnë një lojë të bukur e korrekte, të denjë për ekipet kryesuese.
Shkojmë në Gjirokastër me autoritetin e vendit të dytë dhe kjo na bën të luajmë me shumë dëshirë për të zhvilluar një lojë cilësore, – shprehet për Sportin shqiptar trajneri Shahin Berberi. Veteranët e futbollit në Kukës kujtojnë se në vitet 50-60 ka luajtur për ngjyrat e Luftëtarit kuksiani Elez Elezi, i cili nuk jeton më.
Ai ka veshur fanellën e ekipit gjirokastrit, kur kryente shërbimin ushtarak. Kukësi shkon në Gjiroakstër pas fitores me Besëlidhjen, që e spostoi në vend të 4-t. Kukësit i duhet të ndeshet me Luftëtarin dhe në fund me Lushnjën, pasi ka përballuar Besëlidhjen. Tri ndeshje shumë të vështira brenda 10 ditësh.
Ivanaj: Rëndësi ka të shënojmë
Ndeshja e së shtunës në Gjirokastër do të jetë edhe një betejë golashënuesish, pasi Nora dhe Ivanaj kryesojnë listën e golashënuesve, me nga 9 gola secili. Nuk ka rëndësi kush shënon, e rëndësishme është që të shënojmë në portën gjirokastrite,- shprehet futbollisti i Kukësit, Kreshnik Ivanaj. Kukësi ka si repartin më të konsoliduar mbrojtjen, me portierin Koçi dhe me mbrojtës si Lila, Rexhepi, Premçi, ndersa Renxa do të zevendesojë në këtë ndeshje Berberin, që është i skualifikuar. Në mesfushë do të aktivizohen Thana, Pashaj, Jevdeviç e Mziu, ndërsa në sulm Malo dhe Ivanaj. Kuksianët do të stërviten sot në në Tiranë dhe nesër do të udhëtojnë drejt Gjirokastrës.
