E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle- Rames Integrimi te jete axhende kombetare

Takimi i sotëm midis komisionerit Fyle dhe liderit të opozitës Rama ishte pjesë e kontaktit të rregullt me forcat politike shqiptare. Takimi u zhvillua në kontekstin e marrëveshjeve të fundit midis mazhorancës për fillimin e punës lidhur me reformën zgjedhore, me reformën e procedurës së Parlamentit dhe ligjeve që kërkojnë votimin me tre të pestat e votave në parlamentin shqiptar.

“Që të avancohet në integrimin europian është e rëndësishme që të gjitha forcat politike , mazhoranca, opozita dhe e gjithë shoqëria të përqafojnë agjendën europiane dhe ta kthejnë atë në një agjendë kombëtare”, ka deklaruar komisioneri Fyle. Lidhur me këtë, komisioneri ka vlerësuar rolin që Partia Socialiste është e gatshme që të kryejë për të mbështetur perspektivën europiane të Shqipërisë.

Komisioneri ka shprehur shpresën që Ministria e integrimit dhe komisioni parlamentar i integrimit të gjejnë marrëveshje lidhur me planin për zbatimin sa më të shpejt të 12 rekomandimeve të Komisionit Europian.

Gjatë shkëmbimit të mendimeve midis Fyles dhe Ramës për situatën politike në Shqipëri, komisioneri nënvizoi pritshmërinë e tij, se marrëdhëniet midis forcave politke duhet të bazohen në respekt të proçedurave reciproke dhe dialogut, duke siguruar një zhvillim konstruktiv të jetës politike në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›