E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi pa ujë, shkak lidhjet e paligjshme

Kukës- Qyteti vuan mungesën e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta gushti, ndërkohë që bashkia ndjehet e pafuqishme në administrimin e ndërmarjes së Ujësjellësit.

Dy lagje të këtij qyteti prej një muaji nuk furnizohen për asnjë minutë me ujë të pijshëm, ndërkohë që lagjet e tjera furnizohen vetëm me një orë ujë përgjatë 24 orëve.

Mungesa e ujit të pijshëm ka krijuar mjaft probleme edhe në shërbimim spitalor të këtij qyteti. Zyrtarë të bashkisë e lidhin mungesën e ujit të pijshëm me pakësimin e prurjeve, por specialistë të Ndermarrjes së Ujësjellësit që nuk duan të identifikohen thonë se ky është një justifikim nga ana e bashkisë, pasi prurjet janë të mjaftueshme për një furnizim pesë herë më të madh nga ky që po ndodh aktualisht.

Shkak kryesor, sipas specialistëve të Ndermarjes së Ujesjellësit janë ndërhyrjet e shumta në rrjetin e ujësjellësit nga banorë të fshatrave nga ky po kalon tubi i ujësjellësit, ndërkohë që organet kompetente ndjehen të pafuqishme për të ndalur këtë fenomen.

Banorë të fshatrave Nangë e Shtiqën kanë shpërthyer tubin kryesor të ujësjellësit duke e përdorur ujin për vaditjen e tokave, madje me ujin e pijshëm banorët e këtyre fshatrave kanë instaluar edhe impiantenë formë shiu, pasi uji i kanalit vaditës nuk e ka presionin e nevojshëm për këtë lloj vaditje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›