E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet, Cervenkovski pranon ftesën e kreut të Parlamentit

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cervenkovski pranoi ftesën e kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski.

Ftesa ishte për zhvillimin e një takimi, në të cilin duhet të diskutohen dallimet në qëndrime, lidhur me disa ligje të cilët u rimiratuan pa praninë e opozitës.

Sipas burimeve nga presidenca njoftohet se takimi do të mbahet nesër në ora 14:00 në kabinetine presidentit të Maqedonisë.

Veljanovski fton në takim presidentin

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski përmes në letre, ftoi sot në takim presidentin e vendit, për të dallimet lidhur miratimin e disa ligjeve pa prezëncën e partive opozitare.

Veljanovski, në letrën që i dërgoi presidentit, Branko Cërvenkovski propozon që takimi në fjalë të realizohet ditën e nesërme.

Kryetari i Parlamentit shprehet i bindur se në takim mbi bazën e fakteve do të gjendet një zgjidhje adekuate për të tejkaluar këtë situatë.

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski sot do të firmosë vetëm dekretin për hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve i cili paraqet bazë juridike për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Sipas presidentit, Ligjet për lobim, për marrëdhënie pune, avokaturë dhe Ligjin për energjetikë nuk do të firmosen, pasi janë rimiratuar në kundërshtim me procedurat ligjore. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›