Projektet e bashkisë, shemben 70 ndërtime pa leje
Lushnje- Zbatimi i projekteve të ndertimit në disa lagje të qytetit, miratuar nga këshilli bashkiak, i ka detyruar ndërtimorët të shembin ndërtimet e paligjshme.
Kryeinspektori ndërtimor, Josif Ndrio thotë se brenda dy javëve janë shembur rreth 70 ndërtime të paligjshme dhe janë planifikuar edhe 40 të tjera.
“Na duhet të largojmë objektet që pengojne punën për zbatimin e projekteve të miratuar nga Këshilli Bashkiak”- thotë ai, duke shprehur gatishmërinë për të zbatuar urdhrin e dhënë deri në fund.
Në lagjen “Xhevdet Nepravishta” jane shembur mure rrethues dhe ndërtime të tjera, të cilat jane bërë pengesë për rikonstruksionin dhe zgjerimin e rrugës, e cila do të jetë shume funksionale pas perfundimit të investimit me fondet e qeverisë vendore.
Në vend të 40 ndërtesave të tjera që janë në plan të rrëzohen janë miratuar sheshe ndërtimi dhe mjedise në thellësi të lagjeve.