Durrës, dy 20 vjecarë mbyten në lumin Ishëm, mblidhnin plastikë
DURRËS- Dy të rinj janë mbytur aksidentalisht në lumin Ishëm në fshatin Likmetaj të Durrësit. Ata janë Ervis Sali dhe Bledar Sinometi, të dy 20 vjecarë.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 18:15, ndërsa nga policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje, mësohet se dy të rinjtë po mblidhnin bidona kaucuku e kanaçe, në breg të lumit.
Njëri prej tyre ka rrëshqitur aksidentalisht në lumë, ndërsa shoku i tij me ta parë ka tentuar t’i vijë në ndihmë por as ai nuk ka mundur të dalë prej lumit. Sipas policisë ata janë tërhequr nga rrjedha e ujit.
Ka nisur tashmë operacioni për nxjerrjen e trupave të tyre nga lumi, madje është kërkuar edhe ndërhyrja e polumbarëve. Kërkimet në lumë do të vazhdojnë deri në nxjerrjen e trupave.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Durrës, dy 20 vjecarë mbyten në lumin Ishëm, mblidhnin kanoçe