E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkencëtarët: Rrezik për cunami 35 metra në Japoni

TOKIO- Një valë gjigante prej 35 metrash mund të përmbysë brigjet japoneze në rastin e një tërmeti të fortë, njoftojnë shkencëtarët japonezë, të cilët vërejtën në zhvillim parashikimet e tyre në fushën e cunamit pas katastrofës së 11 marsit të vitit 2011.

"Në rast të ndonjë tërmeti me magnitudë nëntë ballë nga e çara "Nankai" në jugperëndim të brigjeve të Japonisë, pjesë të mëdha të rajoneve bregdetare mund të përmbyten me valët më të larta se 20 metra duke u përplasur nga Tokio në ishullin e Kiushu, në jugperëndim të vendit", deklaroi ky panel shkencëtarësh, të cilët varen nga kabineti i kryeministrit.

"Në qytetin Kuroshio, në prefekturën Koshi, në jugperëndim të vendit, cunami mund të arrijë 34,4 metra", theksojnë llogaritjet nga ky panel, të paraqitura në një raport të publikuar dje në mbrëmje.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›