E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, 350 anëtarësime në PS, Rama: Drejtësi sociale për shqiptarët

LIBRAZHD- Turi i takimeve me të rinjtë e forumit eurosocialist i kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama ka vijuar në qytetin e Librazhdit ku ka shpërndarë 350 karta anëtarësie. Rama u ka bërë thirrje të rinjve të merren me politikë për të sjellë ndryshime në Shqipëri.

“Nëse kanë kaluar 22 vjet nga dita kur Shqipëria u çlirua nga kthetrat e diktaturës dhe mbetet peng i një të keqeje të madhe që i merr frymën çdo ditë, mund të kalojnë edhe 22 të tjerë nëqoftëse njerëzit e zakonshëm të këtij vendi nuk i thonë ndal kësaj të keqeje dhe nuk marrin në dorë fatin e tyre sic keni vendosur ta merrni ju, duke u bërë sot anëtarë dhe anëtare të Partisë Socialiste”, tha Edi Rama.

Me të rinjtë Rama trajtoi edhe problemin e papunësisë, ku premtoi se më ardhjen e PS-së në pushtet do të vihet në vend fryma e drejtësisë sociale.

“Ne bashkë do të luftojmë jo për të sjellë në pushtet disa njerëz në vend të disa njerëzve të tjerë, por për ta vënë qeverinë e Republikës së Shqipërisë në dispozicion të çdo qytetari dhe për të vendosur frymën e drejtësisë sociale mes gjithë shqiptarëve, ku kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë dhe kush fiton më pak duhet të paguajë më pak”, vijoi kryesocialisti.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rama shpërndan në Librazhd 350 karta antarësimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›