E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pacientet kane lene spitalin, asnje rrezik per jeten”

Drejtori i spitalit te Krujes, Shkelqim Parruca, tregon per “Koha Jone” detajet e dites kur ne keto mjedise u krijua gjendja qe ai e cileson “te jashtezakonshme”, ndersa pohon se pacientet e fundit kane lene dje ambientet per t’u rikthyer ne banese. Mbi 20 persona mberriten njeri pas tjetrit me simptomat e nje helmimi ushqimor. “Diten e sotme (dje), kane lene spitalin edhe dy pacientet e fundit, qe ishin me rende dhe situata paraqitet jashte rrezikut per jeten”, tha Parruca. Drejtori tregon se si eshte detyruar te kerkoje ardhjen e personelit shtese, ndersa te gjithe pacientet kaluan rrezikun per jeten. Situata kerkonte nje mobilizim, te cilin spitali i Krujes arriti ta perballonte me sukses per disa ore me radhe. Te gjithe personat, te cilet kane qene te shtuar ne spitalet e Krujes dhe Tiranes kane lene spitalet, pas marrjes se mjekimeve te nevojshme. Sipas kreut te bluzave te bardha te Krujes, Shkelqim Parruca, “tashme ne spitalin e Krujes, nuk ka asnje pacient, po keshtu edhe ne Tirane dhe nuk ka me vend per panik”.

Nderkohe qe policia e Krujes ka bere bllokimin e punes te lokalit “Vathi”, qe gjendet ne autostrade, deri ne pritje te konkluzioneve perfundimtare nga ana e prokurorise. Helmimi 70 pacienteve, nga 120 te pranishem ne dreken mortore, qe u shtruan ne spitale, ka ndodhur mesditen e se henes. Sipas drejtorit te spitalit, “pacientet ishin me temperature te larte, te vjella, djersitnin dhe kishte persona, te cileve u binte te fiket”. Ai e ka cilesuar gjendjen te jashtezakonshme, pasi pothuajse te gjithe ankoheshin per shqetesime shendetsore. Ne pune ka qene i gjithe personeli i mjekeve dhe gjashte prej personave me rende u derguan ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Per pacientet e fundit qe mbeten ne spital, Parruca thote se kane vazhduar me injeksionin e perfuzioneve, elektrolite apo antibiotike, derisa kane lene ambientet. Ai nuk jep ndonje shkak konkret te helmimit masiv, duke thene se jane derguar drejt Tiranes kampione te ushqimeve dhe analizat e te prekurve dhe jane ne pritje te rezultateve. I pyetur nese pacientet jane rikthyer me ne spital, Parruca mohon. “Nuk ka ardhur asnje nga ata pacientet qe kemi mjekuar ne ne spital dhe kemi mesuar se ata gezojne shendet te plote”, perfundon drejtori i spitalit te Krujes.

Aksidenti ne Itali mblodhi familjaret

Me shume se 160 persona ishin mbledhur ne te tretat, pasi kane humbur te afermin e tyre, nje 21-vjecar, qe vdiq disa dite me pare ne nje aksident rrugor ne Itali. Ata ishin mbledhur nga familja Tema me banim ne fshatin Arameras te rrethit te Krujes. Mesohet se 70 per qind e te ftuarve ne dreke ishin nga fshati Arameras dhe aktualisht ndodhen jashte rrezikut per jeten.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›