Studentët e Shkencave Sociale, në protestë për kushtet mësimore
Fakulteti i Shkencave Sociale ka nisur serinë e protestave për mjediset mësimore. Të rinjtë u kërkojnë autoriteteve më të larta të arsimit t‘u sigurojnë kushte të denja për procesin mësimor, pasi me largimin e tyre nga godina përkatëse e fakultetit për shkak të sigurisë teknike, ata po zhvillojnë mësim në kushte skandaloze. Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale refuzojnë të paguajnë taksën vjetore të shkollimit në shenjë proteste, deri sa të sistemohen në një mjedis të mirëfilltë edukimi dhe me kushte të pranueshme. "Ne do të refuzojmë të paguajmë taksën prej 30000 lekësh të reja, për të vënë si kusht kryesor rregullimin e ndërtesës aktuale. Pasi ne bëjmë mësim si shkollë nate, në orarin 17:00 me 21:00", shprehen përfaqësuesit e këshillit studentor të këtij fakulteti. Ata konfirmojnë se i kanë dërguar Kryeministrit, Presidentit dhe ministrit të Arsimit e Shkencës, një peticion të firmosur nga 40 pedagogë dhe mbi 1000 studentë. "Edhe këtu ku vazhdojmë të bëjmë aktualisht mësim, pra në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, rrezikojmë të na nxjerrin jashtë, thonë studentët, ndërsa shtojnë se duke na dhënë si zgjidhje Universitetin Bujqësor të Kamzës, për ne kjo është e papranueshme". Ndërkohë që në mungesë të një përgjigjeje për kërkesat që ngrenë, kërcënojnë se do të përshkallëzojnë veprimet.
Një ditë më parë, studentëve të këtij fakulteti u është përcjellë një urdhër për ta zhvilluar mësimin në Universitetin Bujqësor në Kamëz. Për shkak të largësisë ata refuzojnë ta zbatojnë këtë vendim, dhe thonë se do të bojkotojnë mësimin. Ata kanë kërkuar nga ana e drejtuesve të arsimit se çfarë po bëhet me godinën e fakultetit të tyre, ku vetëm ekspertët dhe rezultati i dhënë prej tyre nuk janë bërë të ditura deri tani. "Vetëm në Fakultetin tonë, me VKM, qeveria fiton rreth 30 milionë lekë të reja. Nuk dimë ende se çfarë do të bëhet me ne, ku do të na çojnë. Nuk ka ende një përgjigje zyrtare", thonë ata.