Kule Nese nuk paguhemi universitetet rrezikojne te mos hapen
Dje rektori i Universitetit te Tiranes Dhori Kule ne nje konference per shtyp tha se rreth 1500 punonjes te ketij universiteti nuk jane paguar per muajin shtator. Sipas Kules nese fondi i pagave nuk zhbllokohet nga Ministria e Financave Universiteti i Tiranes rrezikon fillimin e vitit te ri akademik.
E konsiderojme papergjegjshmeri mosdhenien e pages. Nuk kemi marre asnje sqarim per lenien e profesoratit pa page. Kete lloj vendimmarrje nuk arrijme ta konceptojme. Po nuk u dhane pagat do te thote qe punonjesit e UT jane te papune. Eshte nje situate per mua e papranueshme per asnje lloj motivi. Nuk na kane bere asnje lloj sqarimi. Qe te firmose apo te jape urdher qe te mos paguhen profesorati i Universitetit te Tiranes kete lloj vendimmarrje une nuk arrij ta konceptoj ne te gjitha kendveshtrimet dhe nuk e di se kush e pse e kane dhene kete vendim - tha Kule. Sipas rektorit te Universitetit te Tiranes jane mbi 150 milione leke qe duhet te levroheshin per pagat e te gjithe punonjesve nderkohe qe pjesa tjeter qe me pare financohej nga buxheti i shtetit eshte marre persiper te financohet nga te ardhurat dytesore qe nxjerr vete universiteti shume kjo qe shkon ne 180 milione leke. Persa i perket ngrirjes se buxhetit per pagat rektori thote se Ministria e Financave nuk u ka dhene asnje sqarim. Rektori i UT-se tha se pedagoget dhe punonjesit e administrates jane ne pritje te nje pergjigje zyrtare si nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ashtu dhe nga Ministria e Financave ndryshe i gjithe stafi akademik do te vete deklarohet i papune.
5 Tetor 2010