Kule: Plani urbanistik nuk lejon vendime arbitrare te bashkise Eljona Ballhysa
Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule ka pershendetur dje permes nje konference per shtyp, vendimin e Gjykates se Tiranes per te pezulluar lejen e ndertimit te objektit perpara fakultetit te Ekonomise. Vendimi per lejen e ndertimit te ketij objekti eshte dhene nga Bashkia e Tiranes qe ne vitin 2001 dhe pavaresisht kembenguljes se Universitetit te Tiranes, Bashkia e ka rinovuar edhe dy here te tjera kete leje, ne vitet kur ajo drejtohej nga kryesocialisti Edi Rama. Duke vleresuar vendimin e gjykates, profesor Kule e cilesoi vendimin e bashkise arbitrar dhe se ka ardhur si rezultat i mungeses se planit urbanistik te qytetit. “Dje na ka ardhur nje njoftim nga gjykata qe eshte marre vendimi per shfuqizimin e lejes se ndertimit te ambientit qe eshte tentuar te ndertohet prane fakultetit te Ekonomise. Eshte nje histori e gjate e cila eshte bere shume problematike. Ne vitin 2001 Bashkia e Tirtanes ka dhene lejen e ndertimit per godinen prane fakultetit te Ekonomise. Struktura te Universitetit te Tiranes iu drejtuam gjykates dhe ne vitin 2002 gjykata e rrethit gjyqesor Tirane pezullon lejen e ndertimit te dhene nga Bashkia. Por ne vitin 2003 bashkia perseri rikonfirmoi lejen e ndertimit. Ne 2005 KRRTRSH e Republikes i anuloi keto leje ndertimi, i quajti te paligjshme. Por ne vitin 2006-2007 me nje vendim gjykate u vleresua se KRRTRSH nuk kishte te drejte t’i anulonte keto leje te bashkise, duke u cilesuar si nderhyrje e KRRTRSH ne vendimet e bashkise. Dhe ne rifilluam gjyqin ne vitin 2009. Pas kater vjet gjyqesh, 40 seanca gjyqesore gjykata ka vendosur pikerisht ate qe me te drejte eshte konfirmuar legjitimiteti i qendrimit tone. Pra eshte shfuqizuar leja e ndertimit”, eshte shprehur rektori i cili shtoi se ky rast duhet t’i sherbeje politikes per te qene e kujdesshme ne vendimmarrje. “Ne vend qe Bashkia te ishte garantuese e territoreve te fakultetit te Ekonomise, me nje qendrim arbitrar ajo beri te kunderten. Ky vendim dha mesazhin qe politika duhet te jete shume e kujdesshme ne vendimmarrjen e saj, te mos i krijoje kosto sipermarrjes, por ka detyrimin qe ta mbeshtese ne te gjithe format e saj. Kjo konfirmoi edhe faktin ne gjykimin tim qe Tirana ta kishte me kohe ate qe e ka sot planin rregullues. Sepse po te ishte plani rregullues ne ate periudhe nuk do te ndodhnin keto incidente”, eshte shprehur rektori Kule. Si anetar i Keshillit Bashkiak ai ka vleresuar faktin se tashme Tirana ka planin e saj rregullues. “Tashme Tirana e ka planin rregullues dhe me vjen mire si anetare i Keshillit Bashkiak e kemi votuar planin rregullues te Tiranes i cili eshte nje garanci qe situata me precedente te tille nuk kane per te ndodhur me. Dua ta falenderoj gjyqesorin dhe le te sherbeje ky vendim, si nje mesazh i mire i dhenies te se drejtes per probleme madhore. Dua te garantoj te gjithe ata qe kane lidhje me universitetin, se Universiteti i Tiranes do te jete gjithmone ne mbrojtje te kerkesave ligjore, nuk do te beje kompromis me askend per te mos mbeshtetur ligjin dhe kerkesat ligjore”, eshte shprehur profesor Kule.
Vendimi
“Ne vend qe Bashkia te ishte garantuese e territoreve te fakultetit te Ekonomise, me nje qendrim arbitrar ajo beri te kunderten. Ky vendim dha mesazhin qe politika duhet te jete shume e kujdesshme ne vendimmarrjen e saj, te mos i krijoje kosto sipermarrjes, por ka detyrimin qe ta mbeshtese ne te gjithe format e saj. Kjo konfirmoi edhe faktin ne gjykimin tim qe Tirana ta kishte me kohe ate qe e ka sot planin rregullues. Sepse po te ishte plani rregullues ne ate periudhe nuk do te ndodhnin keto incidente”, eshte shprehur rektori Kule.
“Brenda pak diteve presim lejen e ndertimit te Kampusit Universitar”
Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule beri te ditur dje se shume shpejt pritet firmosja e lejes se ndertimit te kampusit te ri universitar. Ai tha se Universiteti i Tiranes ka bere gati tashme projektin per ndertimin e ketij kampusi dhe ka aplikuar prane bashkise se Tiranes. Profesori shtoi se firmosja e lejes se ndertimit eshte vetem pune ditesh, nderkohe qe beri te ditur se ndertimi i ketij kampusi do t’i jape zgjidhje afatgjate dhe te perhershme ceshtjes se infrastruktures se universitetit te Tiranes. Profesor Dhori Kule i cili eshte edhe anetar ne Keshillin Bashkiak te Tiranes beri te ditur se projekti per ndertimin e kampusit universitar eshte pjese e planit urbanistik te qytetit dhe kjo ben te mundur qe shume shpejt te behet realitet dhenia e lejes se ndertimit, gje qe do t’i hape rrugen nisjes menjehere te punimeve per ndertimin e kesaj godine universitare, e cila do t’i jape fund mungeses se klasave dhe ambienteve ne kete universitet. “Ne jemi ne periudhen qe e presim kete lajm te mire. Sikurse e dine te gjithe Tirana tashme ka nje plan rregullues, dhe kampusi eshte pjese e ketij plani rregullues. Universiteti i Tiranes e ka perfunduar projektin e kampusit ne bashkepunim me qeverine dhe me te ardhurat tone. Kemi parashikuar nje pjese te kursimeve tona per te filluar kampusin. Pas aplikimit qe kemi bere jemi ne pritje te firmosjes se lejes se ndertimit, pasi eshte pune ditesh. Firmosja e lejes se ndertimit do te ishte per universitetin e Tiranes, por per te gjithe arsimin nje mesazh pozitiv. Ndertimi i kampusit do te ishte nje zgjidhje perfundimtare afatgjate i infrastruktures se universitetit te Tiranes”, eshte shprehur rektori i ketij universiteti, Profesor Dhori Kule.