Salernitana, lind “idea Bogdani” për sulmin

Sulmuesi shqiptar Erion Bogdani, aktualisht në forcë me Livronon është një nga objekivat e mundshëm të Salernitanës në Serinë B. Lajmi për një rikthim të gjigandit shqiptar në Salernon qarkullon në qytet, ku dhe po e presin me padurim. Në fakt, Bogdani po gjen pak hapësirë te Livorno dhe mediat lokale theksojnë faktin se sulmusi i Kombëtares shqiptare nuk po kalon një formë të mirë. 30-vjecari ka luajtur edhe më parë me Salernitanën në të kaluarën dhe me ekipin modest, ku në sezonin 2003-2004, i huazuar nga klubi i Rexhinës shënoi në 8 gola në 38 ndeshje. Një rikthim i Bogut në Rexhio Kalabria nuk do të mirëpritej megjithatë nga shqiptari, i cili mund të kalojë te Altalanta gjatë merkatos së janarit të ardhshëm.