Rasmussen sinjalizon shkurtime të tjera të KFOR-it
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike do të mbështetë të gjithë hapat që forcojnë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke përfshirë edhe integrimin e të gjitha komuniteteve në shoqërinë kosovare. Gjatë një takimi me gazetarët në Bruksel, Rasmussen ka sinjalizuar mundësinë e reduktimeve të mëtejshme të KFOR-it, varësisht nga zhvillimet në planin e sigurisë dhe ka shtuar se në takimin e Stambollit që mbahet të enjten dhe të premten, pos për Afganistanin dhe temave tjera, do të bisedohet edhe për Kosovën.(e.n/rel/BalkanWeb)