E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/ Vetëhelmohet 35-vjeçari, dyshohet se vuante nga depresioni

Trupi i pajetë i një 35-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Viktima Adriatik Hasani është gjendur i vdekur pranë shkollës teknologjike në Tiranë pasi kishte konsumuar një sasi të madhe medikamentesh. Sipas informacioneve policia ka gjetur pranë trupit të viktimës sasi medikamentesh të cilat përforcojnë edhe më tepër se 35-vjeçari është vetëhelmuar.
Dyshohet se Hasani vuante nga depresioni pasi para një muaji i kishte vdekur edhe babai.
Burime nga policia theksojnë se viktima ka tentuar të vetëhelmohet me medikamente edhe herë të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›