Kulisat e shkarkimit te Sollakut
Kreu i shtetit sqaron se kishte tentuar te komunikonte me kreun socialist, Rama, qe gjendej ne Gjermani, ndersa Leskaj, sipas tij, nuk i kishte hapur telefonin
Ore pas ore shkarkimi i Sollakut
Ora 19:30, me 20 nentor
Presidenti Bamir Topi therret ne takim Kryeministrin Berisha ne Presidence, ku diskuton per mbi nje ore per shkarkimin e Sollakut dhe emerimin e pasuesit te tij.
Ora 12:30, me 21 nentor
Presidenti Bamir Topi, ne Bruksel, ne prani te shefit te politikes se jashtme te BE, Havier Solana, deklaron prere se nuk ka firmosur shkarkimin e Kryeprokurorit Sollaku.
Ora 23:30, me 21 nentor
Presidenti i Republikes, Topi, kthehet nga vizita ne Bruksel dhe zhvillon nje sere takimesh me keshilltare te tij dhe me perfaqesues te mazhorances per Kryeprokurorin.
Ora 01:00, me 22 nentor
Presidenti Bamir Topi i jep doren e fundit konsultimeve per emrin e ri te Prokurorit te Pergjithshem, dhe mesohet se zyrtarisht ka hedhur firmen per shkarkimin e Sollakut.
Ora 09:00, me 22 nentor
Presidenti Topi niset per nje vizite ne Kroaci. Pak kohe pas nisjes, keshilltari juridik, Metani, ben publik shkarkimin e Sollakut dhe emerimin e Ina Rames Kryeprokurore.
Shkarkimi sipas Topit
Ora 09:15, me 22 nentor
“Per hir te transparences, kjo ka ndodhur me saktesi ne oren 9:15 minuta te mengjesit te dites se neserme, ku une kam tentuar te komunikoj edhe me perfaqesues te opozites, po tregohem shume analitik, sepse eshte moment shume i rendesishem, kam pritur zotin Berisha ne zyre, kam tentuar te lidhem me kryetarin e opozites, zotin Rama dhe mbas nje komunikimi me sekretaren e tij me eshte bere e ditur qe zoti Rama ndodhet per vizite ne Bon, te Gjermanise, kam tentuar te lidhem me zonjen Leskaj, e cila nuk i eshte pergjigjur kesaj telefonate”.
Presidenti Bamir Topi thote se ka respektuar procedurat dhe standardet ne shkarkimin dhe zevendesimin e Prokurorit te Pergjithshem. Ne nje interviste per “Zerin e Amerikes”, kreu i shtetit shqiptar tregon me detaje arsyet qe e cuan ne marrjen e vendimit qe shkaktoi debate te forta. Nderkohe qe, ai nuk ka munguar te sqaroje ne detaje te gjitha kulisat qe cuan ne shkarkimin e Kryeprokurorit Sollaku dhe emerimin e pasueses se tij, Ina Rama. Tre ditet fatale te Sollakut, jane te permbledhura ne ore te ngjeshura takimesh, ku mendohet se firma per largimin e tij eshte hedhur ne mengjes heret, pas nje takimi me Berishen. Pavaresisht se Topi shprehet se ka firmosur ne oren 9:15 te mengjesit, largimi i tij ne drejtim te Kroacise ne oren 09:00 le shume per te dyshuar, nderkohe qe mendohet se shkarkimi i Sollakut ka qene vendosur qe ne momentin kur ka qene ne konference shtypi me Solanen. Ai komenton mbi marredheniet e tendosura me opoziten, nismen per reformen ne drejtesi, duke mos lene pa permendur se per shkarkimin e Sollakut, ai kishte tentuar te lidhej me kreret e opozites, por pa sukses.
Zoti President, sa e veshtire ka qene per ju shkeputja nga pozicioni i nje drejtuesi te nje force kryesore prej disa vitesh ne pozitat e figures qe duhet te mbaje balancen mes paleve?
Besoj qe nuk ka qene e veshtire. Kete bilanc mund ta bej fare mire edhe sot, kur ende nuk jane mbushur pese muaj nga momenti i zgjedhjes, sepse qysh nga momenti kur vendosa te kandidoj per postin me te larte te shtetit, realizova kontraten me vetveten qe ky pozicion te imponon, qe pavaresisht nga cili “background” vjen, te imponon qe te jesh ne funksion te ekuilibruar, konform Kushtetutes dhe ligjeve. Ky eshte momenti bazal i ushtrimit te funksioneve, por ka edhe nje moment tjeter, qe eshte ekuilibri njerezor, per te qene ne nje pozicion, i cili duhet te jete mjaft i kujdesshem ne raport me ndjeshmerite e ndryshme dhe besoj qe, nisur nga keto premisa dhe nga kjo lloj kontrate e vendosur qysh ne momentin kur une vendosa qe te kandidoj, besoj qe nuk ka qene e veshtire. Kjo eshte nje ceshtje e implementimit te vullnetit dhe te deshires. Gjate implementimit, sigurisht qe ka momente te veshtira qe lidhen me koniunktura te caktuara, ne nje mjedis ku gjykimet dhe paragjykimet jane te pranishme. Por, gjithsesi, ne raport me ate cka une kam vendosur me vetveten, besoj qe jam ne ate pozicion ku nuk behet fjale me te jem pjese e nje strukture, qofte edhe nga pikepamja psikologjike, sot jam i te gjitheve dhe po mundohem me perkushtim te realizoj kete mision qe ma jep pozicioni i Presidentit.
Duket se opozita nuk eshte e nje mendjeje. Marredheniet me te majten fillimisht u duk sikur e kaluan ngercin e pare, madje ju patet takime radhazi me te gjithe kreret e se majtes, por tashme opozita ju akuzon se jeni bere pale me qeverine. Nuk mund te flitet per marredhenie te qeta te themi...?
Eshte vetem nje pjese, apo nje segment. Dhe une deshiroj qe te mos jete linje institucionale e instaluar, sepse kur ju thashe nje mjedis gjykimesh, apo paragjykimesh kisha parasysh edhe reagime te kesaj natyre. Une nuk besoj qe politika e dites mund te jete ajo qe duhet te percaktoje dominantin e marredhenieve institucionale. Gjithcka ka qene transparente, e realizuar konform ligjeve dhe kuadrit kushtetues. Une do te doja qe kjo klime paragjykuese te shmanget ne menyre perfundimtare, sepse e rikonfirmoj qe jam i interesuar per reformat.
Megjithate, ka nje ceshtje konkrete, e cila solli kete tendosje ne raportet mes jush dhe opozites, eshte ajo e Prokurorit te Pergjithshem. Ne te vertete, mund te thuhet se ishin te pakte ata qe besonin se nuk do te firmosej dekreti per shkarkimin e zotit Sollaku, por duket se me teper acarimin e gjendjes e solli nje precipitim, te pakten ne dukje ne marrjen e vendimit nga ana juaj. Kujtoj qe me 21 nentor, ju deklaruat ne Bruksel ne konferencen e perbashket per shtyp me z.Solana se raporti ishte ne perfundim dhe ekspertet qe ju...
Absolutisht po.
...dhe pa kaluar 24 ore ne mengjesin e dites se neserme, perpara se te niseshit per ne Kroaci firmoset dekretin per shkarkimin, ashtu dhe per emerimin. Cfare ndodhi? Perse kjo shpejtesi?
Nuk ka ndodhur absolutisht asgje jashte normales. Ka qene nje komunikim shume luajal ne konferencen per shtyp me zotin Solana ne vijim te nje pyetjeje qe “e keni shkarkuar z. Sollaku?”. Ne ate moment kur kam folur, sigurisht qe nuk kisha bere asnje veprim lidhur me shkarkimin e zotit Sollaku. Kur kam thene qe raporti eshte ne perfundim, kam qene me se i drejtperdrejte dhe te besh nje veprim 24 ore mbrapa nuk eshte shkelje, nuk eshte nje veprim absolutisht kunder atyre qe kam deklaruar, sepse e kam kryer 24 ore mbrapa. Do te thote qe ne perfundim te raportit te eksperteve, te cilet kane punuar te pavarur nga njeri-tjetri, pa e njohur njeri-tjetrin, kane arritur ne perfundime kryesisht te vertetuara ne raportin e Komisionit parlamentar. Lidhur me ate cka erdhi me mbrapa me zgjedhjen e Kryeprokurores, qe ka ardhur pak a shume ne sinkron, pra momenti i shkarkimit i hapi rruge momentit te dekretimit, kjo sigurisht nuk ka ndodhur ne oren pese te mengjesit, sikurse eshte deklaruar nga segmente te caktuara te politikes. Per hir te transparences, kjo ka ndodhur me saktesi ne oren 9:15 minuta te mengjesit te dites se neserme, ku une kam tentuar te komunikoj edhe me perfaqesues te opozites, po tregohem shume analitik, sepse eshte moment shume i rendesishem, kam pritur zotin Berisha ne zyre, kam tentuar te lidhem me kryetarin e opozites, zotin Rama dhe mbas nje komunikimi me sekretaren e tij, me eshte bere e ditur qe zoti Rama ndodhet per vizite ne Bon te Gjermanise, kam tentuar te lidhem me zonjen Leskaj, e cila nuk i eshte pergjigjur kesaj telefonate, nuk e di per cfare arsye, sepse marredheniet jane mjaft te mira me kryetaren e Grupit parlamentar te Partise Socialiste, ka qene per nje vizite ne Bruksel dhe une kam qene i vendosur per emrin e Kryeprokurores per nje arsye shume te thjeshte dhe luajal me konsultimet qe kam bere me te gjithe kreret e partive politike parlamentare. Nuk eshte diskutuar per emra, nuk eshte dhene asnje lloj premtimi qe do te analizohen emrat, por do t’i qendrojme besnik standardeve dhe standardet qe kerkoheshin ishin mjaft elokuente dhe shume te qarta. Do te jete nje Kryeprokuror ne rastin e nevojes per te emeruar nje Kryeprokuror te ri, nje njeri i cili vinte nga sistemi, nuk vinte jashte sistemit, pra nga politika, nuk do te kete lidhje me politiken, ne “background-in” e tij, apo te saj nuk do te kete asnje moment qe te jete kompromentuar nga politika, nje njeri qe do te plotesonte ne menyre te qarte te gjitha standardet, pra qe do te vinte nga Shkolla e Magjistratures, do ishte nje njeri qe do te kishte vleresimet maksimale dhe ashtu ishte. Besoj qe eshte bere nje perzgjedhje dhe fatmiresisht qe Parlamenti shqiptar ne nje votim qe eshte realizuar ne kuti, pa pasur asnje lloj momenti qe te jete influencuar edhe nga nje votim i hapur, ka ardhur ne nje shifer e cila i afrohet tre te pestave te Parlamentit, nderkohe kur deputete te mazhorances aktuale nuk kane qene te pranishem. Pra, ka marre vota edhe nga opozita, cka presupozon qe perzgjedhja konform standardeve ka qene mjaft luajale dhe ka qene ne funksion te asaj qe eshte biseduar nga te gjithe kreret e partive politike parlamentare.
Megjithate, kjo ceshtje vijon te mbaje peng reformen ne drejtesi. Ju ne shtator organizuat edhe nje tryeze te forcave politike parlamentare. Nderkohe te merkuren ju startuat me konsultimet teknike, nen drejtimin e Keshillit te Larte te Drejtesise. Por mungesa e ketij bashkepunimi politik, kjo klime mosbesuese jo vetem e opozites me ju, por edhe te opozites me mazhorancen, a e rrezikon reformen, mund te mos themi deshtimin, por zgjatjen ne kohe sic ndodh rendom ne Shqiperi?
Une besoj qe te gjitha palet, pra ne radhe te pare reformen do ta beje pjesa e legjislativit, pra do ta beje mazhoranca dhe opozita. Nuk ka asnje lloj diskutimi qe pjesen formale, une do te thosha qe jo vetem pjesen formale, por edhe substanciale duhet ta marre politika ne dore, ne bashkepunim me komunitetin e juristeve, te cilet jane te domosdoshem ne kete proces. Ky proces nuk duhet konsideruar si nje proces teresisht politik, duhet te jete nje kombinacion perfekt i vullnetit politik dhe i profesionalizmit. Pra, ky mision eshte nje mision madhor. Nuk ka te beje me nje individ, me nje institucion, ka te beje ne radhe te pare me vullnetin e forcave politike, te cilat duhet te gjejne bashkepunimin me komunitetin e juristeve kudo qe ata punojne. Besoj se eshte nje moment qe kerkohet me ngulm si nje standard qe duhet te arrihet edhe nga institucionet nderkombetare ku ne tentojme qe te aderojme.