Partizani merr kreun per 24 ore
Kampionati ka startuar dje javen e 15 te superliges me ndeshjen Partizani-Kastrioti. Nje ndeshje mjaft interesante, e cila eshte mbyllur me fitoren e skuadres kryeqytetase. Pjesa e pare e takimit, ka qene mjaft e forte, megjithese te kuqte kane mundur te shenonin nje gol me anen e Bakajt, ne minuten e 32 te takimit. Me kete gol, ata kane mbyllur 45 minutat e para. Pjesa e dyte ka qene dhe me shume interesante, Partizani u gjet disa here ne veshtiresi. Te dyja skuadrat kane mundur te shenojne nga nje gol. Te paret kane qene miqte me anen e Rizvanollit ne minuten e 59-te. Pas ketij goli deri ne minuten e 91-te gjithcka ka qene e barabarte, por kryesori Jemini i ka dhene te drejten e nje njembedhjetemetershi te kuqve dhe Muzaka nuk ka falur, duke i dhene fitoren dhe vendin e pare skuadres se tij. Per sa i perket tifozerise, ajo ka qene mjaft e paket, por kjo fitore i ka sherbyer mjaft skuadres se Partizanit, e cila ka mundur te marre provizorisht vendin e pare me 29 pike dhe diferenca e saj me vendin e dyte, Dinamon, qe eshte vetem nje pike. Blute do te kene mundesine e tyre te marrin peseri kreun ne perballjen qe do te kene me Teuten e Durresit, e cila javen e kaluar kaloi ne zonen e ftohte te tabeles. Nese ekipi i Agim Canajt do te arrije te fitoje, ata do te jene perseri ne vendin e pare.
Kampionet ne fuqi, kete jave do te udhetojne per ne Lezhe, per t’u perballur me Beselidhjen. Ky takim konsiderohet si i veshtire, per vete faktin se ne perballjen e pare ne “Qemal Stafa”, lezhjanet kane mundur te thyejne ne shifrat 0-1 bardheblute. Tirana per kete ndeshje eshte mjaft e motivuar dhe kerkon qe kjo do te jete “hakmarrja” e tyre. Ekipi i Staroves do te prese ne Kavaje, Skenderbeun. Nje takim, ku ne fazen e pare ne perballjen ne Korce, ka qene takimi me problematik, per shkak te gjykimit, gje qe nuk u durua nga ultersat e Skenderbeut. Ndeshja e fundit per sot do te jete ajo mes Elbasanit dhe Flamurtarit.
Ndeshja e fundit e javes se 15-te do te jete neser. Vllaznia do te udhetoje per ne Peqin. Shkumbini po kalon nje periudhe te erret dhe do te kerkoje te reagoje, ndersa kuqeblute mezi po presin t’i afrohet treshes se pare. Besa do te kete mundesine per te bere kthesen. Te gjitha ndeshjet do te luhen ne oren 14:00.
Superliga
Java 15-te
Dje
Partizani – Kastrioti 2-1
Shenues: Bakaj 32’, Rizvanolli 59 / Muzaka 92’ pen
Sot
Elbasani – Flamurtari 14:00
Besa – Skenderbeu 14:00
Dinamo – Teuta 14:00
Beselidhja – Tirana 14:00
Neser
Shkumbini – Vllaznia 14:00
1 Partizani 29
2 Dinamo 28
3 Besa 24
4 Elbasani 23
5 Vllaznia 22
6 Tirana 22
7 Flamurtari 20
8 Shkumbini 17
9 Kastrioti 16
10 Beselidhja 12
11 Teuta 11
12 Skenderbeu 8
Kategoria e Pare
Java 15
Dje
Apolonia – Pogradeci 0-0
Lushnja – Bilisht 2-0
Luftetari – Gramshi 3-2
Skrapari – Naftetari 4-2
Sot
Sopoti – Erzeni 14:00
ADA – Laci 14:00
Burreli – Tomori 14:00
Neser
Bylis – Dajti 14:00
Turbina – Tepelena 14:00
KATEGORIA E PARE
Renditja
1 Apolonia 32
2 Lushnja 31
3 Bylis 30
4 Laci 25
5 Turbina 25
6 Bilisht Sport 23
7 Pogradeci 23
8 ADA 21
9 Burreli 21
10 Naftetari 19
11 Luftetari 19
12 Dajti 18
13 Skrapari 18
14 Sopoti 17
15 Erzeni 13
16 Tomori 11
17 Gramshi 10
18 Tepelena 9