BE, oferte Beogradit per te lene Kosoven
Udheheqesit e Bashkimit Evropian rane dakord dje ne parim per dergimin e nje misioni policor dhe sigurimi ne Kosove. "Ne e morem vendim formal qe te dergojme misionin Evropian te Politikes se Mbrojtjes dhe Sigurise ne Kosove", tha Kryeministri i Portugalise, Jose Socrates, pas samitit te Bashkimit Evropian ne Bruksel. Pozitiv ka qene reagimi serb. Beogradi ka siguruar se nuk do t'i sulet forces, nese Kosova e shpall pavaresine. Kete e konfirmoi ministri i Mbrojtjes i Gjermanise, Franz Josef Jung. Ai tregoi se ka marre nje leter nga homologu i tij serb, Dragan Shutanovac, me angazhimin se Beogradi, nuk do te dergoje trupa ne Kosove, nese ajo i shkeput lidhjet me Serbine.
Ministri Jung tha se Gjermania do vazhdoje t'i mbaje 2800 trupat e saj ne kuader te KFOR-it ne Kosove.
Samiti i djeshem u perqendrua ne perpjekjet per te njesuar qendrimin e vendeve anetare te BE-se ne mbeshtetje te nje Kosove te pavarur ne te ardhmen. Shume udheheqes evropiane kane nenvizuar nevojen per t'i parashtruar Serbise mundesine per lidhje me te ngushta me organizaten dhe anetaresim te shpejte ne BE ne shkembin te zbutjes se qendrimit te Beogradit. Me gjithe hedhjen e nje hapi te rendesishem perpara ne njesimin e qendrimit evropian ndaj Kosoves, Evropa ende nuk ka arritur unanimitet. Presidenti i Parlamentit Evropian, Hans-Gert Potering, theksoi se ka ardhur koha qe Evropa te jete e bashkuar ne mbeshtetje te pavaresise se Kosoves.
Zyrtaret e BE-se kane nenvizuar nevojen per t’i parashtruar nje oferte Serbise, ne menyre qe te pranoje pavaresine e Kosoves. Por ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, tha ne Beograd se anetaresimi i Serbise ne BE nuk eshte kompensim per shkeputjen e Kosoves. "Qeveria aktuale serbe nuk mendon se ceshtja e Kosoves dhe ceshtja e te ardhmes evropiane te Serbise nuk jane te kompensueshme. Me fjale te tjera, shkembimi i territorit serb per anetaresim ne BE eshte jashte diskutimit”, tha Jeremic. Brenda BE-se, Qiproja mbetet kundershtarja me e forte e pavaresise se Kosoves dhe dergimit te misionit policor e te sigurimit prej 1 mije e 800 trupash. Shefi i politikes se jashtme te Bashkimit Evropian, Havier Solana, mbeshteti gjetjen e nje zgjidhjeje pas perfundimit te zgjedhjeve parlamentare ne Serbi. “Ne jemi shume te kenaqur dhe mbeshtesim vendimin e Presidentit te Serbise, Tadic, per zhvillimin e zgjedhjeve dhe sic e dini ne besojme se duhen mbyllur tani edhe fazat e fundit te ceshtjes se Kosoves", tha Solana.
Sakaq, Presidenti i Serbise, Boris Tadic, ka kerkuar qe zgjedhjet parlamentare te mbahen me 20 janar, por partia e Kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, kerkoi shtyrjen e zgjedhjeve deri sa te zgjidhet ceshtja e Kosoves. Kurse ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov, perseriti dje ne Moske qendrimin e Rusise, qe zgjidhja e ceshtjes se Kosoves duhet te behet ne perputhje me ligjin nderkombetar dhe duhet te gezoje edhe mbeshtetjen e serbeve. "Ne po na kerkohet te mos perfillim ligjin nderkombetar, rezoluten e Keshillit te Sigurimit dhe deklaratat e OSBE-se, por nga ana tjeter duhet te mos marrim ne konsiderate as faktin qe ne Kosove jetojne jo vetem shqiptare, por edhe serb", tha shefi i diplomacise ruse.
Me 19 dhjetor, Keshilli i Sigurimit do te diskutoje raportin e treshes ndermjetesuese mbi Kosoven.