E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Eagle, ne mars me cilesi dhe tarifa te lira”

Brenda muajit mars te vitit te ardhshem, shqiptaret do te mund te flasin me lire me telefonat e tyre celulare, fale futjes ne treg te kompanise se trete celulare, Eagle Mobile. Kompania shume e perfolur, me ne fund do te hyje ne tregun shqiptar pas privatizimit te kompanise se telefonise fikse “Albtelekom”. Sipas njoftimit te djeshem per shtyp te kesaj kompanie, “Eagle Mobile” firmosi kontraten e bashkepunimit me kompanine “Huawei Technologies” per implementimin e gjithe infrastruktures teknike. Pas perfundimit te ketij procesi, duke filluar nga muaji mars 2008, “Eagle” do te filloje operimin e tij ne tregun mobile. Keshtu, me nenshkrimin e kontrates se privatizimit midis qeverise shqiptare dhe konsorciumit turk te perbere nga Grupi Calik dhe Telekomi Turk, dhe me futjen ne treg te operatorit te trete celular, konsumatori shqiptar do te perfitoje cilesi te larte sherbimi dhe cmime me te lira.
Nga tenderi i zhvilluar per ndertimin e gjithe infrastuktures teknike te “Eagle Mobile”, fitues doli kompania “Huawei Technologies” dhe me 11 dhjetor u firmos kontrata e bashkepunimit per implementimin e kesaj infrastukture. Kompania “Huaeei”, me ane te kesaj marreveshjeje do te beje te mundur qe “Eagle Mobile” te kete infrastrukturen teknike te nevojshme per sistemin 3G. Sipas kesaj marreveshjeje, “Eagle Mobile” do te filloje me sherbimet e tij duke filluar nga muaji mars 2008. Nderkohe, vlera e ketij investimi eshte 26 milione euro. Gjate ceremonise se firmosjes se kesaj kontrate, e cila u organizua ne ambientet e zyrave qendrore te Calik Holding ne Stamboll, presidenti i keshillit drejtues te Calik Holding, Ahmet Calik, theksoi se “ky eshte nje tjeter hap i rendesishem ne investimin qe do te realizohet per “Eagle Mobile”, ku nepermjet te cilit konsumatori shqiptar do te perfitoje sherbimet me te mira dhe cilesore te standardeve boterore”. Ndersa zv. presidenti i kompanise “Huaeei Technologies”, Tian Feng permendi se konsumatori shqiptar do te ngelet shume i kenaqur nga sherbimet dhe cilesia e larte, te cilat do te ofroje ‘Eagle Mobile”. Kompania e trete celulare ne vend, me privatizimin e Albtelekomit i kaloi shoqerise se telekomunikacionit CETEL, e cila eshte pjese e grupit Calik Holding. Tashme 76 per qind te aksioneve i zoteron konsorciumi i perbere nga Grupi CALIK dhe Turk Telekom. Ndersa 80 per qind te aksioneve brenda konsorciumit te quajtur me emrin e ri CT Telekom, zoterohen nga CETEL dhe 20 per qind nga Telekomi Turk.
Shkurt 2008, mbaron afati i aktivizimit te “Eagle Mobile”
Nese kompania turke “Calik Energji” nuk do te mund te aktivizoje deri ne muajin shkurt lejen e trete celulare nepermjet “Eagle Mobile”, ne baze te ligjit i hiqet licenca. Deklaraten e ka bere kohe me pare ministri i Ekonomise, Genc Ruli, me rastin nenshkrimit te kontrates se shitjes se Albtelekom te kompnia turke “Calik Group”. Sipas dokumentit te kontrates investimet e kompanise turke per aktivizimin e sherbimeve celulare pritet te jene vetem 35 milione euro. Nisur nga kjo shifer, kompania e trete celulare do ta kete te veshtire te mbizoteroje tregun ne nje kohe kur dy kompanite e medha vetem fondet vjetore te reklamave i kane mbi 5 milione euro. Aktivizimi i operatorit te trete celular ka qene i lidhur ne menyre te drejtperdrejte me privatizimin e Albtelekomit, pasi leja e trete celulare eshte ne pronesi te Albtelekomit. Me kalimin ne administrim te Albtelekomit, pritet te aktivizohen sherbimet celulare nepermjet “Eagle Mobile”. Ne shkurt te ketij viti, Enti Rregullator i Telekomunikacioneve ka shtyre edhe 1 vit hyrjen ne treg te kompanise se trete celulare "Eagle Mobile" me qellim qe kjo te ndodhe pas privatizimit te "Albtelekomit". Albanian Mobile Comunication (AMC) eshte ne treg qe nga viti 1996 e themeluar nga qeveria shqiptare. Ne vitin 2000, nepermjet nje tenderi nderkombetar, kompania eshte privatizuar nga konsorciumi Cosmote Telenor Consortium. Aktualisht AMC eshte kompania me e madhe e celulareve ne Shqiperi.
Olldashi: Leja e 4 celulare, gati procedurat
Aktivizimi i lejes se katert celulare brenda nje periudhe disamujore eshte lajmeruar nga ,inistri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi. Ai eshte treguar i vendosur per te liberalizuar tregun e telefonise celulare. duke njoftuar dhenien e nje leje te katert menjehere ne aktivizimin e operatorit te trete celulare, “Eagle Mobile”. Burimet nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit thane se ana teknike e licencimit te operatorit te trete eshte gati tashme. Per shkak se jane dy precedent, eshte dhene leja e dyte dhe leja e trete. Te njejtat burime njoftuan se leja mund te shitet kundrejt nje tenderi te hapur nderkombetar. Ofertuesi qe do te ofroje vleren me te larte monetare dhe qe do te kete eksperience ne telekomunikimin mobile do te kualifikohet. Keshtu eshte vepruar edhe me licencimin e operatorit te dyte, Vodafone Albania, e cila filloi sherbimin e saj GSM ne Shqiperi me 3 gusht 2001. Kompania ne fjale e mori lejen dyte celulare duke konkurruar ne nje tender nderkombetar. Ndersa leja e trete celulare iu dha Albtelekomit me vendim qeverie me 1 mars te vitit 2004. Ky operator ende nuk eshte aktiv ne treg. Me vendim te Entit Rregullator te Telekomunikacioneve afati i fillimit te operimit te rrjetit eshte shtyre deri ne mars te vitit 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›