Kulti tinzar
Gëzim Podgorica
Rama nuk do ikë. Nuk ka asnjë mëdyshje për këtë, pavarësisht se statuti i socialistëve nuk ia ka lënë këtë vendim në vullnetin apo ndër-gjegjen e individit, që në rastin konkret ka emrin e përveçëm Edvin Rama. Pavarësisht kësaj, ai do të qëndrojë duke sfiduar rregullat e një loje politike që e ka nënshkruar vetë, por edhe duke sfiduar rregullat demokratike që penalizojnë humbësin. Kjo nuk duket vetëm nga sjellja e tij, por edhe mjaft nuhatësve të sprovuar politikë në PS, të cilët duke e ndjerë se qëndrestari është aty, po krijojnë mbrojtjen e radhës. Me servilizëm, pa servilizëm, ç’rëndësi ka, po mbrohet një kauzë e humbur në të gjitha dimensionet dhe po inspirohet një kult, i cili arsyeshëm do ta thellojë problemin në PS, kur ishte rasti për të ndodhur krejt ndryshe dhe administruar pozitivisht mundësitë dhe mbështetjen elektorale që ka e majta. Për hir të kultit, për hir të ambicieve të një individi dhe mungesës së perspektivës politike të disa të tjerëve, Partia Socialiste po vë në rrezik gjithçka, të ardhmen politike dhe rikthimin e saj të shpejtë politik në pushtet. Teza e zgjedhjeve të parakohshme sigurisht është vetëm një artikulim demagogjik i radhës, i cili ka për qëllim të krijojë iluzionin e një rikuperimi të shpejtë të humbjes dhe tejkalimit të situatës në të cilën ndodhet kryetari socialist, duke keqpërdorur emocionet dhe shpirtin e socialistëve. Asgjë më tepër. Ajo jo vetëm është e pamundur në momentin konkret dhe nuk ka indicie politike për t’u realizuar, por është jashtë çdo arsyetimi normal ende pa filluar një qeverisje, të kërkohen zgjedhje të parakohshme, të cilat në fakt janë ligjërisht të bllokuara nga ndryshimet kushtetuese të 21 prillit. Në rastin më të mirë, zgjedhjet e parakohshme mund t’i prodhojë qeverisja e nesërme, por kurrsesi pranimi ose jo i një rezultati zgjedhor, kur deputetët të gjithë kanë pranuar mandatet dhe kanë mbyllur punë me të gjitha hallkat ligjore të procesit. Teza e zgjedhjeve të parakohshme është thjesht dhe vetëm një farsë, e cila ka synime krejt të tjera, që mbetet si karta që duhet të motivojë socialistët për të rimandatuar Ramën, i cili do të bëjë gjestin e dorëheqjes në darkë, për të rikandiduar në mëngjes. Kësaj teze jo rastësisht po i bashkëngjitet teza tjetër, se po u largua ai, Partinë Socialiste e pret përçarja. Në fakt, është krejt e kundërta. Një humbës, aq më tepër një humbës krejtësisht i personalizuar, që mori vetë përsipër çdo gjë dhe dënoi socialistët me katër vite të tjera në opozitë, ka më pak shanse se kushdo tjetër jo vetëm që të jetë garant i fitores së ardhshme, por ka më pak shanse për të patur kredite publike besueshmërie. Ai nuk mund t’i sfidojë shqiptarët me një projekt që ka humbur, me një projekt të cilin e mbrojtën për fat të keq disa vjetërsira që ai vetë kohë më parë i anatemonte si gangrena në trupin e partisë. Droga që ata shpërndajnë jo nëpërmjet kanaleve që kontrollojnë, por përmes tatuazhit të pështirë politik, nuk ka shanse të traumatizojë gjithë elektoratin socialist me efektet që sjell ikja e Ramës. Standardi bolshevik i njësimit të partisë me liderin është adresa më e gabuar që përpiqen të orientojnë elektoratin e zhgënjyer komunistët “burra” të PS-së dhe të rinjtë e plakur. Këmbëngulja për të ndërtuar skema që e mbajnë në mënyrë tinzare në krye të selisë rozë, mund të përmbushë interesat dhe egon e tij politike, por kurrsesi nuk mundet të krijojnë optimizëm të bazuar tek ata mbështetës, të cilëve deri dje u dha siguri absolute për një fitore plebishitare. Në këto kushte, ata, zhgënjimin në mënyrë të arsyeshme do ta derdhin drejt atij që u premtoi dhe nuk realizoi premtimet që u tha me aq shumë siguri, drejt atij që prishi kohezionin e rindërtuar të së majtës me aq sakrifica në vitin 2007, dhe nuk kanë asnjë arsye ta çojnë drejt një emri të ri, socialist sigurisht, i cili nuk ka asnjë nga mëkatet që Rama ka në mënyrë të merituar mbi kurriz.
Dorëheqja e Nanos, i cili është jo vetëm një lider historik, por edhe një kult i ngritur nga rrethanat e krijuara historike në një lloj kuptimi dhe jo një kult i kuruar nga ai vetë, u pranua nga socialistët pa shkaktuar trauma pas humbjes së zgjedhjeve, aq më pak qëndron opsioni i traumës që mund të shkaktojë largimi i Ramës. Nano i la socialistët në opozitë pas dy mandatesh në pushtet, ndërsa Rama i la në opozitë pas një mandati tjetër në këtë pozicion, për të cilin ka jo pak përgjegjësi të njohura dhe jo të njohura publikisht. Kështu arsyet janë shumë të pakta që ata ta tolerojnë dhe ta mirëkuptojnë në kërkesën e tij për të qëndruar e për t’u provuar sërish. Aq më shumë të përçahen dhe të humbin orientimin. Kur socialistët ruajtën shumë parametra normalë funksionimi pas ikjes së themeluesit, janë tepër minore argumentet se ata do përçahen dhe do humbin protagonizmin dhe kohezionin po të ikë qiraxhiu.
Cilido qoftë emri i socialistit që do të vijë në krye të PS-së, ai kurrsesi nuk do të mund të pranohet po të mohojë memorien historike 18-vjeçare të së majtës, kontributin e saj në vitet e pluralizmit dhe sidomos gjatë qeverisjes 8-vjeçare. E keqja nuk përsëritet dhe tolerohet dy herë. Ai sigurisht nuk do të ketë guxim të formojë një ekip drejtimi politik, që nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, ose edhe më keq se kaq, të ketë lidhje të identifikuara me të djathtën. Rama këto i pati, i demonstroi, tejkaloi në maksimumin e mundshëm rregullat bazë të funksionimit të një subjekti politik dhe megjithatë u pranua dhe socialistët nuk u përçanë. Ai instaloi një frymë anarkiste drejtimi, mohimi absurd dhe përçmimi të çdo eksperience pozitive dhe vlere të krijuar nga mijëra socialistë deri në 2005-ën, megjithatë partia pati vetëm një shizmë, që e dëmtoi në imazh më shumë se sa në numra (PSV ‘91). Eshtë tepër e pajustifikueshme që të përçahen tani se po ikën një josocialist, një arrivist politik, një dhunues konstant i parimeve morale të një subjekti, që tradicionalisht i ka ushqyer e mbrojtur ato parime, një personazh që asfiksoi demokracinë e brendshme. Eshtë një kërkesë shumë retrograde mbajtja e tij në krye të partisë, me argumentin se ai është njeriu i vetëm që do të mundë Berishën me Metën, kur ai ka humbur disa herë radhazi përballë Berishës. Projekti i tij për t’i mundur të gjithë ka dështuar, kësisoj rruga i vështirësohet në rast qëndrimi edhe më shumë, se duhet të mundë kryengritësit që nuk janë pak as në numër dhe as në cilësi brenda vetes, edhe Berishën dhe Metën jashtë, mision që sapo u certifikua si i pamundur. Një eksperiment tjetër është totalisht i paargumentuar dhe pa asnjë garanci. Krijimi me çdo kusht i kultit Rama dhe opsionit se ai është personi i vetëm që siguron dhe ruan unitetin, në Asamblenë e fundit të socialistëve pësoi inflacion të ndjeshëm dhe dëshmoi të kundërtën. Pati jo thjesht zëra kundër, por argumente të detajuara, fakte dhe qëndrime të prera për koston që i krijoi së majtës, për dështimin e tij, për pamundësinë për të sjellë një ofertë serioze dhe të besueshme. Njeriu, i cili erdhi në krye të PS-së si nevoja e reformimit, shkeli shumë parime, të cilat socialistët i pranuan jo pa dhimbje, por i pranuan edhe për faktin se institucionalizoi parimin se humbësi jo vetëm mban përgjegjësi direkte, por edhe largohet. Në momentin që tani përpiqet t’i fshihet kësaj, dëshmon mungesën e sinqeritetit të gjithçkaje që ka premtuar me bujë, që ka thënë me patetizëm, por që e ka veshur bukur me demagogji. Tani Rama është kthyer në problemin numër një të partisë dhe çdo prapaskenë që lidhet me investimin për ta mbajtur në krye të PS-së do të jetë në vijimësi situata që do të prodhojë konflikt, por edhe standarde të munguara demokratike. Do fillojnë ato me votimin, i cili siç janë shenjat ka gjasa të kthehet një farsë e turpshme që do të komprometojë gjithë parimet demokratike dhe liritë e anëtarëve të partisë në vendimmarrje, dhe do vazhdojë me frymën diktatoriale që nuk do të ketë më rezistencë për t’u instaluar. Kulti tinzar që po i ngrihet atij do të jetë me mjaft pasoja për PS-në dhe duket se po e përgatit këtë forcë politike për një opozitë të gjatë. Rama duke u kthyer në pengesë serioze për reformimin e nevojshëm të PS-së po i bën asaj një atentat tjetër të rëndë pas humbjes së zgjedhjeve. Ngritja e një kulti tinzar, shumë të pavërtetë dhe të sforcuar që po bëhet në mënyrë të shëmtuar, është pjesë e një përgjegjësie të re që ka Rama, e cila nuk mund t’i garantojë sukses në mundimin e tij të skajshëm për të qëndruar gati-gati përdhunisht.