Arvizu: Boshllëk besimi mes palëve në politikë, kjo mban vendin larg BE
TIRANE-Ambasadori amerikan në vendin tonë, Alexandër Arvizu deklaroi sot se mosbesimi që ekziston mes palëve në politikë po le vendin në vend numëro.
Duke marrë shkas nga votimi dje i vendit vakant të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) në Parlament, Arvizu tha: “Mendova mënyra sesi u mbulua pozicioni vakant që ishte lënë nga zonja Seseri, ishtë më e mirë se mënyra sesi u mbulua pozicioni bosh për anëtarin e KLD. Dhe ajo që dua të them në fakt është se ka një boshllëk, një boshllëk sa i përket besimit mes palëve. Dhe ky boshllëk besimi është përgjegjës vecanërisht për krizën politikë që po zhvillohet, kontribuoi direkt në paaftësinë e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE”.
Por, ambasadori tregoi dhe anën tjetër, kur politika bashkëpunon në sajë dhe të ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve.
“Por, gjithashtu kemi parë dhe faktin që kur të dy palët dëshirojnë, janë të aftë të bëjnë marrëveshje të arrjnë marrëveshje. Por, ndoshta në një mënyrë të vogël ne mund të vazhdojmë të bëjmë të ndërtojmë besim mes palëve. Dhe sa kohë që nuk bëhet kjo gjë rruga drejt BE do të jetë e vështirë”, u shpreh Arvizu nga Elbasani ku ndodhej per nje vizite.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera PSD, Gjinushi: Opozita është e nënshtruar në Kuvend VIDEO: Arvizu: Boshllëk besimi mes palëve në politikë, kjo mban vendin larg BE