E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kultura gjatë kësaj jave

Autori i Lajmit: red.
Art - Kulturë

Në Muzeun Historik Kombëtar do vazhdojë të qëndrojnë të ekspozuara fotografi të rralla dhe objekte të trashëguara nga familja mbretërore shqiptare. Kjo ekspozitë, e realizuar në kuadër të 80-të vjetorit të Monarkisë Shqiptare 1928-1939, me anë të disa stendave me fotografi fokuson disa nga momentet më të rëndësishme të oborrit mbretëror përgjatë këtyre viteve.
Teatri Kombëtar në datat 27-28 shtator do të hapë sezonin e ri me vënien në skenë të një prej kryeveprave më të famshme të antikitetit “Trojanët” e Euripidit. Drama vjen nën regjinë e Vangjelis Theodoropulos, ku interpretojnë disa nga aktorët më të mirë të skenës shqiptare si Margarita Xhepa, Raimonda Bulku, Luiza Xhuvani, Gulielm Radoja, Ema Andrea, Arben Derhemi, Neritan Liçaj, Enejda Xhelili, Eftjola Laçka, Loredan Gjeçi.
Galeria Kombëtare e Arteve paraqet një fond prej 4000 pikturash të ekspozuara për dashamirësit e këtij arti.

Kinematë e Tiranës :

Në kinema “Millenium 2”, aktualisht po shfaqet filmi “Street Kings” ("Mbretërit e rrugëve"), me regji të David Ayer. Film ka një kast aktorësh me emra në zë të Hollivudit si, Keanu Reeves, Forest Ëhitaker, Hugh Laurie, Chris Evans.
Ndërsa më 11 shtator nis filmi i shumëpritur i këtij viti “Sex and the city” (Seksi dhe qyteti). Në këtë film, në regjinë e Michael Patrick King, paraqiten sekuenca dramatike, komike dhe romantike të interpretuar nga Sarah Jessica Parker, Kim Cattrall, Kristin Davis, Cynthia Nixon dhe Chris North.

Kinema Imperial: Prezanton filmin “Iron Man” (Njeriu i hekurt), me regji të Jon Favreau dhe aktorët Robert Doëney Jr, Terrence Hoëard, Jeff Bridges, Gëyneth Paltroë, Leslie Bibb etj.
“Fools Gold” do të shfaqet nën regjin e Andy Tennant dhe aktorët Matthët Mçonaughey, Kate Hudson, Donald Sutherland, Alexis Dziena, Eëen Bremner, etj. Marrë nga subjekti i librit “Gjuetari i balonave”, në ekranin e madhë të Sallës nr. 2 në Hotel “Sheraton”, po shfaqet filmi “Ëndërr që s ndalon”, me regji të Mark Forster dhe aktorët Khalid Abdalla, Atossa Leoni. Filmi “Iron Man” (Njeriu i hekurt), me regji të Jon Favreau dhe aktorët Robert Doëney Jr, Terrence Hoëard, Jeff Bridges, Gëyneth Paltroë, Leslie Bibb etj. Vazhdon të shfaqet filmi “Iron Man” (Njeriu i hekurt), me regji të Jon Favreau dhe aktorët Robert Doëney Jr, Terrence Hoëard, Jeff Bridges, Gëyneth Paltroë, Leslie Bibb etj.

Galeritë private në kryeqytet:
Piktori Artur Muharremi ka ekspozuar punimet e tij me titull “Kompozime”, në ambientet e galerisë "Mezuraj Muze". Profesionalizmi dhe mendimi filozofik i piktorit, mishërohet në pikturat e tij vaj, në kanavacë, në akrelik, tempera dhe teknikë të përzier.
Galeria “Kledio” ka çelur ciklin me temë “Peizazhe për turizmin 2”, me 40 piktura me peizazhe të bukurisë së natyrës, monumente të kulturës dhe traditës shqiptare. Punimet mbajnë emrin e Leon Çikës, Aleksandër Filipit, Ardian Devollit, Arben Golemit dhe Buron Kacelit.
“Çene, Kokonozi, Tasi” titullohet ekspozita në galerinë e artit “Didart”, e cila do të qëndrojë përgjatë gjithë muajit shtator. Piktorët Adrian Çene, Shkëlqim Kokonozi dhe Lek Tasi kanë realizuar disa punime kryesisht portrete, peizazhe dhe kompozime të punuara në teknikën e vajit mbi kanavacë.

Ky lajm është publikuar: 08/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›