Sot, Shqiperi-Suedi
Autori i Lajmit: red.
Ari Han shfaqet me fytyrën e tij të zakonshme që reflekton të njëjtën qetësi si përpara një ndeshje kundër Lihtenshtejnit ashtu edhe sikundër skuadrës së Ibrahimoviç. Mund të jetë një taktikë, megjithatë trajneri “betohet” se kjo e karakterizon gjithnjë. Një shenjë për të treguar se kundërshtari asnjëherë nuk e impresionon deri në atë pikë, sa ai… të “skuqet”. Kundërshtari këtë radhë është i tëri për t u shqetësuar. Janë suedezë, disa shkallë më lart në futbollin evropian. Janë nordikë, dhe me ftohtësinë e tyre gjithnjë i kanë sjellë probleme Shqipërisë dhe kanë një gjigand në sulm, ndoshta sulmuesin më të mirë të momentit, Zllatan Ibrahimoviç.
Suedia – “Do luajmë përballë një kundërshtari që ka ndryshuar shumë në këto vitet e fundit. Një kundërshtar i cili po eksperimenton deri tek skema dhe që në Tiranë do të vijë për tri pikët. Nëse ata luajnë me 3-5-2 do të kemi 7 futbollistë të paktën për t i thyer në qendër të mesfushës e mbrapa. Mungesa e Vilhelmsonit mund të jetë pozitive për ne, pasi ai depërton mirë në qendër. Le të themi që do të jetë një shqetësim më pak. Grupi ynë është një i tillë i sikletshëm, sepse një skuadër mund të dalë direkt, dhe askush nuk do të bëjë hapa fals. Gjithësesi them se ndeshja vjen në momentin më të mirë përsa i përket mundësive të kohës. Luajmë ndeshjen e parë në Tiranë kundër një të madheje. Gjithnjë takimet e para janë mbresëlënëse. Suedia ka shanset e saj më të shumta dhe kjo është e natyrshme. Janë një shkollë e vërtetë futbolli dhe kanë klas. Trajneri i tyre ka të paktën 8 vite që punon me përfaqësuesen. Është komod dhe asnjëherë nën presion”. Por ”armiku” i vërtetë është Ibra? “Po, është një gjigand, mesa di unë nuk është në 100% por pashë ndeshjen e tij kundër Romës në superkupën e Italisë. Megjithëse ishte nën kondicion bëri gjëra të frikshme. Nuk kam menduar se kush do ta mbulojë, do ta vendos në mbrëmje megjithatë ju siguroj që nëse ai është në ditën e tij më të mirë dhe dy mbrojtës nuk do t i bëjnë ballë. Unë them që në një rast të tillë puna e mesfushës vështirësohet. Duhen evituar topat drejt Ibrës dhe duhet pasur kujdes me të tjerët sepse ajo skuadër nuk është vetëm lojtari i Interit. Larson ka shumë eksperiencë dhe më duket që duhet ruajtur me kujdes. Në të ardhmen na presin ndeshje edhe më të vështira, por një gjë është e sigurtë, nëse luajmë mirë dhe marrim të paktën një pikë kundër skuadrës suedeze, atëherë do të kemi të gjithë mundësitë që të tregohemi euforikë dhe pse jo, të fitojmë edhe ndaj Maltës. Unë për momentin Maltën nuk e mendoj, e gjithë vëmendja ime është përqëndruar në ndeshjen kundër Suedisë”. Për ta mbyllur Han thotë atë që “do”. “Në debutimet e para të vërteta kam pasur një kujtim të bukur nga Kina. Kam barazuar 0-0 me Brazilin dhe në atë kohë ishte një rezultat historik për popullin kinez”. Gjetje e bukur, Han, edhe suedezët luajnë me fanela të verdha.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008