Referendum për abortin në Shqipëri
Autori i Lajmit: red.
Aborti është kthyer në një problem për shoqërinë shqiptare. Shifrat flasin se në periudhën 2004-2007, mesatarja vjetore arrin në rreth 470 të tilla. Për shoqërinë shqiptare këto janë shifra alarmante dhe bëhen edhe më shqetësuese po të kihet parasysh se rreth 20 –22 % e atyre që abortojnë i përkasin grupmoshës 15-25 vjeç. Duke u njohur me këtë problem demokristianët kërkojnë që shteti shqiptar të ndalojë me ligj abortin. Ky është qëndrim i tyre përbën dhe një nga pikat bazë të programit politik. Kreu i kësaj partie, Anton Gurakuqi pohon se aborti ndikon negativisht në moshën mesatare të popullsisë së një vendi, duke e rritur artificialisht atë. PDK-ja ka përshëndetur dhe Kuvendin e Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që emëruan Xhon Mekejn si kandidat për President dhe Sara Pejlin si kandidate për postin e zv. Presidetit të SHBA-së ndërsa ka theksuar se e veçanta në këtë Kuvend të republikanëve amerikanë është mbështetja e jashtëzakonshme që kishte kandidatura e Pejlin, e cila mbështet fort ndalimin e aborteve. “PDK si e vetmja parti shqiptare që një nga pikat themelore të programit të saj, ka luftën kundër abortit, kërkon të sjellë në vëmendjen e opinionit publik rikthimin e debatit në lidhje me këtë çështje”, - shprehet Gurakuqi. Për demokristianët aborti është një fenomen i cili duhet minimizuar, për të kaluar më tej në ndalimin me ligj të tij. Gurakuqi thekson se aborti ndikon negativisht në moshën mesatare të popullsisë së një vendi, duke e rritur artificialisht atë. PDK gjykon se askush nuk ka të drejtë ti marrë jetën qoftë edhe një qenieje njerëzore, e cila nuk ka kryer as një krim, përveç faktit se vjen në jetë prandaj i kërkojmë me urgjencë Ministrisë së Shëndetësisë që të nisë kontrollet në të gjitha klinikat, qofshin këto shtetërore apo private, minimalisht për të kontrolluar zbatimin e ligjit ekzistues, që lejon abortet. Nga shifrat që pohohen nga vetë mjekët, një numër i konsiderueshëm i rasteve kur kryhet aborti, i përkasin moshave minorene dhe atyre nën 18 vjeç. “PDK gjithashtu kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që në të gjitha këto klinika të vihen në mënyrë të detyrueshme afishe në të cilat të shpjegohen edhe pasojat që vijnë nga aborti. Demokristianët shqiptarë do të ndërmarrin nisma sensibilizuese për të gjitha grupet e shoqërisë, sikundër do të kërkojnë deri në një referendum popullor, për të miratuar një ligj, i cili do ti jepte fund një fenomeni vrasës për mijëra viktima të pafajshme”,- ka pohuar Gurakuqi. PDK gjykon se pavarësisht nga shkaqet, qofshin këto sociale, apo të tjera, shoqëria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet për t i dhënë fund abortit. Prandaj sipas tij, duke studiuar shkaqet që detyrojnë familjet shqiptare të shkojnë drejt abortimit, do të propozojë caktimin e një ndihme sociale, për të gjitha ato familje që nuk do të abortojnë fëmijët për shkaqe ekonomike. Ai ka pohuar se demokristianët do të propozojnë ngritjen e qendrave sensibilizuese në të gjithë vendin, për ti ardhur në ndihmë të gjitha familjeve, të cilat vendosin të shkojnë drejt abortit. Sikundër PDK i kërkon të gjitha organizatave joqeveritare apo jofitimprurëse që të japin kontributin e tyre për minimizimin e një fenomeni të tillë. “Një abort më pak, është një jetë e shpëtuar! Një abort më pak, është një gëzim më shumë për çdo familje!”, - deklaroi Gurakuqi.
Të dhënat
Shifrat flasin se në periudhën 2004-2007, mesatarja vjetore arrin në rreth 470 të tilla. Për shoqërinë shqiptare këto janë shifra alarmante dhe bëhen edhe më shqetësuese po të kihet parasysh se rreth 20 –22 % e atyre që abortojnë i përkasin grupmoshës 15-25 vjeç. Më shqetësuese dhe më të larta shifrat e aborteve janë për grupmoshat 25-35 vjeç, të cilat përbëjnë 45-50 përqind të rasteve të abortit. Në këto shifra nuk përfshihen abortet që kryhen në mënyrë të paligjshme, pra jo në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008