E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezha, vitin tjetër zonë e rëndësishme turistike

Autori i Lajmit: red.
Ka disa ditë që kanë filluar gërmimet arkeologjike në zonënë e kalasë së Lezhës, punë kjo që ka nxjerrë në dritë shumë vlera historike të periudhës otomane. Ndërkohë që nga këto gërmie kanë dalë edhe sende dhe objeket me vlerë si sendet më të veçanta që janë gjetur nga këto gërmime është një vulë që i përket shekullit të 11. Ndërtimet pa leje përreth kalasë së Lezhës, kanë vështirësuar punën e albanologëve të cilët janë detyruar që gërmiet t i kryejnë në varësi të këtyre ndërtimeve dhe jo të gjeiorafisë së ndërtimit të varrezave dhe banesave që i përkasin periudhës otomane. Sipas arkiologëve gërmimet kanë filluar prej katër javësh, në zonën e Qafës së Kalsë në Lezhë, që në bazë të zbulimeve të kyera kjo zonë i përket popullimit të preiadhjes së fundit të antikitektit deri në periudhën otomane. Po kështu gërmimet po kryhen edhe në faqen jugore të kodrës së kalasë, ku janë indetifikuart edhe zona e banesave mesjetare, të cilat janë të ndërtuar në sistem tarracash si një zonë e
shtrirë në 4 – 5 ha. Zonë kjo jashtë murit rrethues antik. Sipas Etleva Nallbanit që po drejton punimet në zonë janë indetifikuar të paktën katër periudha kronologjike varrimi të cilat pasqyrohen me tipe të ndryshme varrezash dhe ritesh varrimi. Objektet e varreve dhe indivitëve që janë gjetur nga gërmitet janë shumë të larmishme, si zbukurime dhe rruaza të cilat përdorshin nga veshjet e grave dhe burrave që janë varrosur në afërsi të kësaj kalaje dhe deri tek armët e ndryshme të brezit, shtizat etj. Më intersante është gjetja e një vule e shkruar në arabisht e cila mund t i përkas periudhës së shekullit XI. Duke dëshmuar kontaktet me botën lindore të periudhës otomane. Specialistët shprehen se kjo zonë ku po kryhen ndërtimet është shumë e rrezikuar nga ndërtimet pa leje dhe të pa planefikuara. Kjo e bën urgjente planifikimin e zonës arkjologjike të Lezhës si një nga qendrat më të rëndësishme arkjolohjike dhe turistike të zonës
veriut. Një rikonceptim i kësaj zone të mbrojtur arkiologjike do të sillte të tjera risi për vëndin tonë, do të shtonte numrin e turistëve dhe do hidhte dritë mbi një periudhë të heshme të vëndbanimit dhe popullimit të kësaj zone. Punimet po drejtohen nga Etleva Nallbani në bashkëpunim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës në Francë, në bashkëpunim me Universtitetin Sorobonës, me Universitetin e Nisës dhe Qendrën e kërkimeve Albanologjike të Shqipërisë. Lidhur me ndërtimet pa lejë që janë kryer në këtë zonë të varrezave dhe përreth kalsë, kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tusha u shpreh “ asnjë ndërtim pa lejë që është ndërtuar në zonën ku ka varreza nuk do të legalizohet. Specialistët janë në pritje të përfudnimt të vendimit përfundimtar të zonës ku ka varreza i cili është territiri i kalasë. Në bazë të gërmieve dhe kërkimeve të bëra dhe nuk do jepet asnjë leje për ata pronarë banesash që janë në këtë zonë që duhet të ishte e mbrojtur më parë dhe jo të lihej një shkatërrim i histoirisë së kombit shqiptar.specilaistët që janë duke punuar në këtë zonë shpresojnë që Ministria e Kulturës dhe Ministria e Finacave të bëjë të mundur akodrimin e fondeve, për ruajtjen e
këtyre vlerave. Nëse kjo pasuri arkeologjike është ruajtur deri më sat ka qënë meritë e natyrës dhe nëntokës në të cilën ajo ka qënë e “varrosur” dhe përballja e tyre në sipërfaqe me kushtet klimaterike dhe erozionet e ndrsyshme dhe fenomemet që ndodhin në natyrë do t i prishë dhe shkatërroi ata plotësisht. Duhet të bëhet e mundur rikonstruksioni i tyre, ruajtja e kalasë dhe territorit përreth, pasi synimi ynë është edhe nxjerrja e këtyre vlerave historike në albume për të bërë të mundur prezntimin jo vetëm brënda vëndit por edhe jashtë. Madje vitin tjetër për të zgjuar edhe interesin e turistëve të huaj është planifikuar të intesifikojmë akomë më shumë gërmimet për të organizuar në Lezhë edhe kongresin ndërkombëtarë të arkiologjisë dhe për të nxjerrë në pah këto vlera kombëtare të rralla që mbart Lezha.

Durham “Qytetarë nderi” të komunës Shalë në Shkodër
Këshili i komunës së Shalës të rrethit të Shkodrës, pas kërkesës së bërë nga ana e shoqatës Dukagjini dhe kryetarit të kësaj komune, ka miratuar në mënyrë unanime këkesën, për dhënien e titullit “ Qytetarë Ndrei i Komunës“ Edit Durham, pas vdekjes, për kontributin e dhënë në fushën e studimeve dhe vlerave historike dhe rregjinale të komunës Shalë. Me këtë rastë kryetari i komunës sëbashku me kryetarin e këshillit të Komunës kanë zbuluar memorialin ku është gdhendur edhe portreti i Edit Durham, i cili është vendosur në majën më të lartë të vëndit tonë, në një lartësi 1500 metra mbi nivelin e detit. Po kështu pika ku edhe është vendosur Edit Durham është në mes fshatit Shalë dhe Thethë, në anë të rrugës kryesore që lidhe këto dy fshatra. Oratorët që folën me këtë rastë vunë në dukje punën e madhe të Edit Durham, në promovimin e vlerave historike të vëndit tonë, ku ajo ka patur rastin të vizitojë dy herë fshtrat e komunës Shalë. Për herë të parë ka qenë në vitin 1900 dhe rasti i dytë në vitin 1906. Si librat më me vlera të Ediht Durham është libri “Banja e Ballkanit” e shumë vepra të tjera të saj, të shkruar gjatë viteve 1900.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›