E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulturë, përpara së gjithash, do të thotë tolerancë

Babai si antikomunist tradicional dhe patriot me kulturë dhe dije, kur isha në moshë madhore për të diskutuar (andej nga vitet ’80), më tha për Stalinin që ai kishte groposur në pyll 20.000 oficerë dhe intelektualë, prej parisë polake, dhe këtë gjë, para Luftës së II. B.

Nuk i besova dhe mendova se donte t’i jepte theks antikomunizmit të tij. Por, mbrëmë pashë në “Explorer” një dokumentar ku jepeshin me dokumente të nxjerra së fundmi, sesi Hitleri dhe Stalini ndanin së bashku Europën në hartë, dhe popujt dhe kombet nuk kishin rëndësi për ta. Me pas? Unë e di tashmë, se si i u prishën dhe sesi u riformuan aleancat e reja, e çfarë u rishkrua në Jalë dhe Teheran.

Tashmë që kam mbi supe goxha vite dhe kam nxënë mjaft, kam aq logjikë të bëj krahasimin, dhe kjo më vjen pasi edhe kujtesën e kam shumë të mirë akoma.

Ajo që di mirë është që, KULTURË, para së gjithash, do të thotë TOLERANCË.

Kush është arsyeja e dhunës, e hakmarrjes, e shkatërrimit në përgjithësi? Ajo është e fjetur tek MOSKULTURA dhe shpërthen në çdo moment. Aq me tepër ku nuk ka shtet, nuk funksionon ligji që të ushtrojë “dhunën” mbi krimin, por aq më keq, është stimuluesi dhe përkrahësi i saj indirekt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›