E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në SHBA sështë fushë me lule dhe ska vend për përtacët

E ndjek blogun e “Shekullit” në shekulli.com.al me shumë vëmendje. Herë pas here kam lexuar komente që më bëjnë me të vërtetë përshtypje. Nuk arrij të kuptoj pse disa janë kaq të ashpër me emigrantët?

Duhet të jemi pak më racionalë. Disa që shkruajnë për emigracionin në SHBA, as nuk e njohin fare realitetin në Amerikë. Ashtu si ata mendoja edhe unë kur isha në Shqipëri, por tani jo!

Amerika nuk është fushë me lule dhe do të të duhet të punosh shumë fort që të arrish diçka. Edhe unë mjeke kam punuar në Shqipëri, por këtu këtë mundësi nuk e kam. Po përpiqem për një konvertim diplome dhe është shumë e vështirë.

Por, asnjëherë nuk e hedh poshtë vendin tim. Dikur jam kthyer në Shqipëri kur të gjithë iknin. Ka qenë viti 1998.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›