Shqipëri e Nënë Ferides
Presidenti në kornizë
që të mbajmë sipër bufesë
mendo në këtë fundviti
fatin e Nënë Feridesë
Saliu ka marrë në mbrojtje
Mediun, Lulin, Fasllinë
merre ti nënë Feriden
se s’e gjen gjë Shqipërinë
I mbron bosat kry’ministri
Po shqiptarët? Ti ruajë zoti
Të vobektit dergjen brenda
se kështu ka qenë qëmoti
Shqipëri e Nënë Ferides
Është hajduti deputet
Sa i fortë na qenka ligji
E mësum te plak’e shkretë
Në at'dheun informal
ku hashashi është si pemë
po krenohet policia
se ka kapur Feridenë
Në kët’ mëmëdhe korrekt
ligji qenkësh vetëm nji
pa dyshim që vete brenda
po s'të njeh shoku Sali
Po të ish nga Lazarati
e gjora Nënë Feride
kopilat që e dënuan
do t’i fusnin në hale
S’e drejton "Kamorran" tonë
Ajo nënë me celular
janë familjet e kupolës
që s’po lenë gjë pa marrë