E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llogjet marrin fund, vetëm kur të diskutohet kur do kemi drita

“Dritë, dritë, më shumë dritë”, - tha Gëtja kur ndërroi jetë. Ai njeri i shquar fjalën DRITË e kishte në kuptimin e gjerë të saj. Ne shqipot ende nuk e kemi as për të na ndriçuar. T’i lëmë të gjithë dialogët pa bereqet: nuk ka shqiptar, që numër 1 nga shteti, të mos kërkojë dritën!

Errësira, për gati 20 vite me pasigurinë për dritë, është një lloj narkoze. Lërini fjalimet pa bukë. Media t’i bëjë presion qeverisë dhe të na thotë çdo javë: Çfarë po bëhet me zgjidhjen e krizës energjetike? Në çfarë pike jemi, çfarë do bëjmë tani, çfarë do bëjmë më pas?

Dritë nuk kemi, por nuk dimë të kemi as plane. Napoleoni, para betejës bënte veç një gjë: Gjithë natën studionte hartën dhe caktonte majën më të lartë të terrenit, të cilën e synonte para ç’do gjëje tjetër. Atje vendoste artilerinë, që e bënte të padiskutueshme FITOREN. Artileria e politikës së Tiranës janë HIDROCENTRALET. Kur do fillojnë punë, sa janë? Ç’po bëhet me to?

Llogjet pa bukë, nuk na duhen. Këto llogje janë lufta për karriget, POPULLI DO DRITA, karriget atë punë kanë: sot rri X-i, nesër Y-i. Jo për karriget, të harrojmë DRITAT.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›