Kumbaro uron studentët për vitin e ri akademik: Auditorë plot, ide, kërkim dhe ëndrra

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro uroi sot studentët për nisjen e vitit të ri akademik 2026-2027.
“Sot universitetet hapin dyert për një tjetër vit me auditorë plot, ide, kërkim dhe ëndrra që projektohen për t’u realizuar, teksa formësojnë profesionistë, e mbi të gjitha qytetarë të mirë”, theksoi Kumabro në një postim në rrjetet sociale.
Studentët në të gjithë vendin nisin sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditorë.
Edhe këtë vit peshën më të madhe të pranimeve e mbajnë universitetet publike, ku 70% e të rinjve kanë zgjedhur univeristetet publike dhe 30% universitetet private.
/k.s/r.e/a.f/