E Diel, 1 Nëntor 2026

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit inkurajon të rinjtë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi me përkushtim për formimin e tyre profesional, duke nënvizuar se investimi në arsim dhe dije përbën investimin më të sigurt për zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit.

Presidenti thekson gjithashtu, rolin e pazëvendësueshëm të universiteteve në formimin e brezave të rinj.

“Sot nis një vit i ri akademik, një udhëtim i ri përkushtimi dhe sfidash për studentët dhe pedagogët. Universitetet janë vatrat ku formohen jo vetëm profesionistët e aftë të së nesërmes, por, mbi të gjitha, qytetarët e angazhuar që do të ndërtojnë të ardhmen e vendit. Uroj  që studentët të kenë kurajë për të ëndërruar, disiplinë për të punuar fort dhe besim për të arritur suksesin”, uron Kreu i Shtetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›