E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Pjetër Budi” rilind me ambiente moderne dhe hapësira multifunksionale

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Shkolla e re “Pjetër Budi” në Tiranë ka pritur nxënësit dhe mësuesit këtë vit shkollor me ambiente bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga godina e re, e cila ofron një mjedis më funksional dhe gjithëpërfshirës për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Sipas Ramës, shkolla 9-vjeçare “Pjetër Budi” ka rilindur me ambiente moderne për nxënësit, me klasa të reja, palestër, terrene sportive dhe hapësira multifunksionale.

Një pjesë e hapësirave do të shërbejë edhe për aktivitetet e programit “Pas Shkolle”, duke u dhënë nxënësve mundësi për të vijuar aktivitetet edukative, sportive dhe krijuese edhe përtej orarit mësimor.

Pas rikonstruksionit kjo shkollë ofron mësim në hapësira që u japin nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, për të krijuar dhe për të zhvilluar talentet e tyre çdo ditë edhe në programin “Pas Shkolle”.

1 nga 10

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›