E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume: Mandatet e PS, s'ka pengese per zevendesimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka asnje pengese ne zevendesimin e mandateve te deputeteve socialiste, nese do te kerkohet plotesimi i vendeve vakante ne Kuvend. Ish kreu i KQZ-se, Kristaq Kume, tha dje se vendimi ne te tilla raste, merret me nje shumice te thjeshte votash, pra kater nga shtate anetare qe ka komisioni. E thene shkurt edhe nese ndonje prej tre anetareve te propozuar nga opozita, do te kundershtonte kete zevendesim, nuk do te pengonte aspak plotesimin e vendeve bosh ne Kuvend, gjithnje nese deputetet socialiste nuk do te shkelnin deri me 4 mars ne Kuvend. "Zevendesimi i mandateve te deputeteve, duke ju referuar nenit 164 te Kodit Zgjedhor, behet me vendimmarrje te thjeshte, me votat e kater anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ligjvenesi ka vendosur qe kjo procedure pra, te realizohet me shumice te thjeshte, jo te cilesuar", sqaroi Kume. Sipas tij, KQZ, si institucion ka per detyre qe te plotesoje vendet vakante ne Kuvend nese kerkohet nga ky i fundit. Zevendesimi sipas tij, behet ne baze te listes se kandidateve per deputete, qe KQZ e ka qe para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. "Ndersa, referuar nenit 24 te Kodit Zgjedhor dhe detyrimit te KQZ per te plotesuar vakancat, sipas nenit 164, nuk ka asnje arsye ligjore qe te krijohet ngerc qe KQZ te mos marre dot vendim. KQZ vendimin e merr me emrat nga lista qe ka miratuar vete, para se nisnin zgjedhjet, nuk ka nevoje per shume vota", vijoi Kume. Me konkretisht, ne nenin 24 te Kodit Zgjedhor, percaktohet se cilat jane ceshtjet per te cilat KQZ duhet te marre vendim me shumice votash, pra me pese vota. Dhe ne listen e gjate te ketij neni per ceshtjet qe kerkojne domosdoshmerisht shumice votash, nuk perfshihet aspak zevendesimi i mandateve te deputeteve, ne rast se ata nuk shkelin per gjashte muaj rresht ne Kuvend, ose nuk kryejne betimin. Nderkohe qe ne nenin 164 te Kodit Zgjedhor, percaktohen modalitetet e zevendesimit te mandateve te deputeteve. "Mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 te ketij Kodi, nderpritet vetem per shkaqet e parashikuara ne nenin 71 te Kushtetutes. Nuk perbejne shkak per nderprerje te mandatit marreveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive per heqje dore nga mandati. KQZ-ja merr vendim per dhenien e mandatit kandidatit te radhes ne listen e kandidateve te regjistruar sipas nenit 67 te ketij Kodi. Vendimi i njoftohet kandidatit si dhe botohet ne Fletoren Zyrtare. Nese kandidati i radhes nuk paraqitet ne Kuvend brenda 30 diteve nga njoftimi, pa shkaqe te perligjura, mandati i kalon kandidatit vijues te listes, sipas procedures se parashikuar ne piken 1 te ketij neni", thuhet ne kete nen.

Reagimi
Ish kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, u shpreh dje se mandatet e deputeteve te PS-se, zevendesohen ne rast se keta te fundit e djegin ate, me nje shumice te thjeshte votash nga KQZ.

Kodi Zgjedhor, nderprerja e mandatit

Neni 164
Nderprerja e mandatit dhe zevendesimi
1. Mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 te ketij Kodi,
nderpritet vetem per shkaqet e parashikuara ne nenin 71 te Kushtetutes.
Nuk perbejne shkak per nderprerje te mandatit marreveshjet apo deklaratat
paraprake individuale apo kolektive per heqje dore nga mandati. Ne rastin e
shkronjave "a" dhe "b" te pikes 2 te nenit 71 te Kushtetutes, deputeti
deklaron ne menyre publike perpara komisionit perkates te Kuvendit
refuzimin per te bere betimin ose heqjen dore nga mandati. Ne kete rast
Kuvendi, jo me vone se 30 dite, njofton KQZ-ne per krijimin e vakances.
Mandati i nderprere i kalon kandidatit vijues te listes se te njejtes parti
politike ne zonen zgjedhore perkatese.
2. KQZ-ja merr vendim per dhenien e mandatit kandidatit te radhes ne
listen e kandidateve te regjistruar sipas nenit 67 te ketij Kodi. Vendimi i
njoftohet kandidatit si dhe botohet ne Fletoren Zyrtare. Nese kandidati i
radhes nuk paraqitet ne Kuvend brenda 30 diteve nga njoftimi, pa shkaqe te
perligjura, mandati i kalon kandidatit vijues te listes, sipas procedures se
parashikuar ne piken 1 te ketij neni. E njejta procedure vazhdon deri ne
shterimin e listes se kandidateve te se njejtes parti politike.
3. Ne rast kur eshte shteruar lista e kandidateve te partise politike,
anetare e nje koalicioni, mandati i kalon partise se koalicionit me heresin me
te larte. Kur mandati i nderprere i perket nje kandidati te propozuar nga
zgjedhesit, mandati i kalon subjektit zgjedhor me heresin me te larte. Kur
mandati i takon nje koalicioni zgjedhor, ai i shperndahet partise pjesetare te
koalicionit me heresin me te larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›