E Diel, 1 Nëntor 2026

Solis: Te filtrohen njerezit qe duan te merren me politike

Sekretari i Pergjithshem i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Leonard Solis, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", eshte shprehur se situata politike ne Shqiperi dhe kriza neper te cilen kalon vendi kalon nepermjet dy zgjidhjeve, mjekesore dhe politike. Si mjek ne profesion dhe si ish-minister i Shendetesise, ai ka bere me te vertete propozime interesante, qe kalojne permes ndalimit te perdorimit te substancave te ndaluara me ligj e komision, ne radhet e atyre qe duan te merren me politike, ashtu si shoferit i ndalohet alkooli. Si dhe te vendosen kritere filtrimi per nivelin kulturor, formimin e pergjithshem e karakterin psiko-emocional te gjithkujt qe zgjidhet ne struktura drejtuese intrapartiake dhe qeveritare. Nderkohe qe per zgjidhjen politike besoj, me keqardhje qe do te vije nga imponimi i te huajve, pasi e kemi treguar se nuk jemi te afte te vete sherohemi per gjendje me gravitet mesatar, te rende e te kronikizuar si kjo e tashmja. Teksa eshte ndalur te bojkoti i opozites, ai ka nenvizuar faktin se kemi te bejme me nje grup parlamentar jo te PS, por te Rames, nderkohe qe kutite e votimit sipas tij duhet te hapen dy muaj para zgjedhjeve, thjeshte per kureshtaret dhe egon e kryesocialistit. Nderkohe ai ka vleresuar regjistrimin e popullsise mbi bazen e etnise dhe fese, duke kembengulur qe kjo s'duhet te jete shashke e radhes e Berishes. Solis flet dhe per marredheniet dhe zhvillimet ne OMONIA dhe situaten politike.

Si e vleresoni vendimin e Qeverise per regjistrimin e popullsise mbi bazen e perkatesise fetare dhe etnike?
Padyshim qe e shoh si nje hap pozitiv, ne drejtimin e duhur, e paksa te vonuar. Kjo, ne qofte se qeveria Berisha do ta kete bere deklaraten seriozisht, jo blofin e radhes e jo si nje ceshtje per shmangie vemendjeje. Nuk do te doja te ishte nje material sa per konsum nga media e analistet. Nuk do te doja qe kjo deklarate te pesonte fatin e paracaktuar sa per zhurme te tipit "kthimi i eshtrave te Nene Terezes", "Hapja e dosjeve", qe duket e zhduket kur ka vakuum politik, apo "Shqiperia 1 euro", apo " ligji per homoseksualet", apo akoma "Shqiperia superfuqi energjetike", te cilat dominojne skenen per disa jave dhe zhduken sikur nuk kane ekzistuar. Nuk do te doja qe kjo ceshtje realisht e rendesishme, te ishte "nje masazh patriotik" per temthat e lodhur te disa analisteve "patriote".
Regjistrimi eshte nje nevoje e brendshme, pervecse nje kerkese, tashme qe me heqjen e vizave shume probleme tonat, behen edhe probleme te Evropes se Bashkuar. Te gjitha ato levizje e tronditje te popullsise sone jashte e brenda, kane sjelle nje tjetersim te hartes e perberjes se Shqiperise nga fshati ne qytet, e sidomos drejt perendimit. Regjistrimi do te beje te mundur te dhena te fresketa, te vlefshme per ekonomine, biznesin, politiken, investitoret, statistiken etj, etj. Eshte me mire ta njohim se sa te fshihemi si struci.
Nga karakteri une nuk i paragjykoj gjerat, i shoh nga ana pozitive dhe mendoj se do te kete nje efekt teper pozitiv. Nuk e kam nga naiviteti, por nga objektiviteti. Sigurisht, qe njerezit nevojtare te jene te lire, uroj qe te filloje pasi te jene hequr vizat kete vit. Por ky proces nuk do te jete aq i lire, e si pakontrolluar me fakte ne deklarim.
Mendoni se do te kete efekte anesore ky regjistrim, duke pasur parasysh kritikat e ardhura nga politikane te ndryshem?
Teorikisht duhet te kete disa efekte anesore, sidomos ne qofte se tundimi i efekteve kryhet me frymen e vjeter, duke studiuar vetem historine, e pa iu referuar koncepteve bashkekohore evropiane, ku po aspirojme te integrohemi. Historianet gjithmone keto mekanizma e fryme te re, ia nenshtrojne bango-proves se periudhes qe kaluam, si modelin per matje e krahasim, te nje vendi qe do perballoje me shume se nje agresor, qe te gjithe "na kane hale ne sy". Respektoj cdo fe, jam ortodoks jo radikal, respektoj mbi te gjitha njeriun, pavaresisht nga besimi i tij, por mire eshte te dihet edhe perqindja e perberjes fetare. Shqiperia ka nje tolerance fetare shume te mire, jo me te miren qe une kam pare, sic pretendohet. Tregues i tolerances fetare eshte dhe ekzistenca e femijeve te perzier me nene e babe me fe te ndryshme. Eshte ulur shume numri i njerezve me kombesi e fe "Homozigote". Ky eshte nje fenomen shume pozitiv qe shton tolerancen dhe nuk sjell asnje tensionim!
Kemi pare kohet e fundit nje acarim te marredhenieve te PBDNJ-se me shoqaten e OMONIA-s. Cila eshte e verteta e ketij konflikti?
Eshte e vertete qe ka nje acarim, i cili vjen nga problemet e brendshme, si te organizates "Omonia" e vete PBDNJ, por edhe nga nderhyrja e politikes mbi pjese te vecanta ne PBDNJ dhe brenda "Omonias". I shoh si probleme te zgjidhshme. Interesat e castit nuk besoj se do te zgjasin e dominojne ato te pergjithshme. Le te shpresojme.
Me duket se jane duke e riparuar defektin sepse se shpejti do te rifillojne ne harmoni!...
Ka pasur akuza nga kreu i PBDNJ-se se Qeveria po tenton te krijoje struktura paralele qe mbrojne interesat e komunitetit grek ne vendin tone. Cili eshte vleresimi juaj per kete ceshtje?
Eshte me se e vertete dhe per kete po flisja ne pyetjen e mesiperme. Ne nuk mund te jemi te imunizuar nga lufta programore dhe nga presionet e partive te medha ne terren..
Si e vleresoni situaten aktuale politike ne vend?
Politika ne Shqiperi, pavaresisht nga ulje-ngritjet mendoj qe keto 15 vjetet e fundit po vinte ne nje lloj pjekurie. Aktualisht kemi qysh pas ketyre zgjedhjeve nje nga krizat me te renda politike. Ka nje degjenerim total te marredhenieve, nje kokefortesi qe ne fakt eshte per interesa personale dhe te nje grupi, dhe qe nuk po pyesin me as per Shqiperine e as per shqiptaret, pavaresisht se ne emer te tyre behen te gjitha deklaratat. Po mbreteron si kurre ndonjehere intoleranca, papergjegjshmeria, kokefortesia e keqe pa kushte, dhe kjo nga te dy palet. I shoh te dyja krahet bashke gatuese, bashkefajtore, dhe qe po na nxjerrin bojen me keq se dhe me thelle se Gjeneratori i Stadiumit Kombetar te futbollit! Po spekulohet me te drejtat, duke sjelle deme te pariparueshme ne nje faze teper delikate te zhvillimit te vendit. Pergjegjshmeria dhe Institucionalizmi jane ne kuotat me te ulta te pare ndonjehere. Partite po kthehen ne klane interesash e interesaxhinjsh te rendomte, pa asnje pergjegjesi per ata qe po qeverisin.
Cila do te ishte zgjidhja sipas jush?
Zgjidhjet jane mjekesore e politike. Te ndalohet perdorimi i substancave te ndaluara me ligj dhe te ngrihet komision per ata qe duan te merren me politike, ashtu si shoferit i ndalohet alkooli. Te vendosen kritere filtrimi per nivelin kulturor, formimin e pergjithshem e karakterin psiko-emocional te gjithkujt qe zgjidhet ne struktura drejtuese intrapartiake dhe qeveritare.
Per zgjidhjen politike besoj, me keqardhje qe do te vije nga imponimi i te huajve, pasi e kemi treguar se nuk jemi te afte te vete sherohemi per gjendje me gravitet mesatar, te rende e te kronikizuar si kjo e tashmja.
A duhej qe grupi Parlamentar Socialiste te hynte ne Kuvend ne seancen e Jashtezakonshme per permbytjet e ndodhura ne Shkoder?
Me vjen keq qe i thoni "Grupi Parlamentar i PS".... ata jane "Grupi Parlamentar i Edi Rames"! Shume prej tyre thone..... "nuk futemi se nuk do Edi...."
Mendoni se duhet te hapen kutite e votimit?
Me pare do rregulluar Kodi Zgjedhor, qe te mos perseriten, sepse do te ri ndodhin pa disa modifikime. Ne kushtet aktuale, per kureshtaret dhe per egon e Edi Rames, le te hapen disa muaj para zgjedhjeve. Ramen e shoh njelloj bashkautor si Berishen, ne kete zallamahi, madje ai luajti kete radhe dhe me guret e bardhe.
A duhet te jete Presidenti Topi ndermjetes per zgjidhjen e situates aktuale politike apo duhet te jete ndermjetes nje nderkombetar?
Me kane pelqyer gjithmone foljet gjysmendihmese te tipit "Do", "Duhet", "Mund". Topi duhej te ishte, por eshte bere "lanet" nga te vetet ne PD, me shume se nga opozita dhe nuk ka potencen e duhur per nje ceshtje kaq te veshtire dhe te mahisur. Presidenti duhej ta rimorkionte politiken nga kjo balte ku ka ngecur... Por ja qe s'mund. Ta beje nje gje te tille.. Prandaj duhej zgjedhur dhe/ose te dilte vete si figure mbi palet.
Imponimi i nderkombetareve si shpesh here, apo gjithmone mund te na nxjerre nga ky ngerc i pazakonte. Me vjen keq por ne trurin e politikaneve tane, lobi i frikes eshte dy here me i madh se zonat e vogla te pergjegjshmerise, mirenjohjes, ndjenjes se detyres.
Bisedoi: Denis Dedej
Kodheli: Me 7 janar, drejtori i KESH, Stojku i kerkonte ministrit Prifti, qe urdhrat te beheshin ne rruge zyrtare e jo permes telefonit dhe mesazheve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›