E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Permbytja, shteti drejtohet me SMS

Partia Socialiste vijon sulmet ndaj qeverise, se nuk menaxhoi si duhet situaten emergjente ne Shkoder dhe komunat e saj. Deputetja e selise roze, Mimi Kodheli, akuzoi dje se shteti ka funksionuar ne menyre skandaloze ne menaxhimin e situates se emergjences gjate permbytjeve ne veri te vendit. Duke cituar nje leter, qe Drejtori i Pergjithshem i KESH, Muharrem Stojku, i ka dorezuar sipas saj, Ministrit Dritan Prifti, del ne pah sipas Kodhelit se ne kulmin e emergjences, ministri i jepte urdhrat ne kundershtim me ligjin. "Ne daten 7 Janar, Drejtori i Pergjithshem i KESH, permes nje letre zyrtare me numer protokolli 89, i kerkon Ministrit te Energjetikes, Dritan Prifti, qe urdhrat dhe masat e dhena nga kjo ministri te beheshin tashme ne rruge zyrtare dhe jo permes telefonit apo mesazheve telefonike, ne menyre qe keto urdhra te beheshin te zbatueshme", u shpreh Kodheli. Sipas saj, nje turp te tille, i shkruar ne leter, e zeze mbi te bardhe, e ka bere Ministri Prifti ne kulmin e emergjences ne zonat e permbytura. "Ne kulmin e emergjences, teksa uji vershonte nga digat duke permbytur dhe perparuar gjithmone e me shume ne zonen e Shkodres, qeveria shqiptare jo vetem ishte e vonuar ne masat e marra, por ishte dhe ne kundershtim me ligjin ne urdhrat qe leshonte. Shkodra u permbyt pasi kjo qeveri nuk zbatoi ligjin dhe nuk zbatoi rregulloren", vijoi akuzat Kodheli ne emer te PS-se, e cila nuk e pranon qendrimin e mazhorances se permbytjet erdhen nga shkaqe natyrore dhe jo nga ekzekutivi. Kodheli u shpreh se Shkodra u permbyt pasi qeveria u tregua e paafte dhe ministri ne kulmin e emergjences e braktisi detyren per te festuar gjetke. "Ndersa gjate periudhes se tmerrit per shkodranet, kaosi mbreteronte ne strukturat pergjegjese per menaxhimin e situates. Rregullore te shkelura dhe urdhra te leshuara ne kundershtim me ligjin dhe jo ne rruge zyrtare. Nje shtet i tere qe funksionon me SMS, edhe ne raste krizash, dhe ne raste emergjencash", u shpreh deputetja socialiste. Sipas saj, nuk ishte batica, nuk ishte hena, nuk ishin shirat, nuk ishin prurjet, por ishte paaftesia, papergjegjshmeria dhe mos zbatimi i ligjit qe u permbyt Shkodra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›