E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: PS duhet te hyje ne Kuvend, distancim nga Rama

Levizja Socialiste per Integrim u beri thirrje dje deputeteve socialiste, qe te hyjne sa me shpejt ne Kuvend dhe te distancohen nga qendrimi dhe kercenimet e kreut socialist, Edi Rama. Sekretari per marredheniet me publikun ne LSI, Luan Rama, akuzoi dje liderin e PS-se, se po perdor tone kercenuese per marrjen e pushtetit me dhune. "Permes dialogut politik ne Kuvend do te gjejme se bashku zgjidhjen me te mire te mundshme, dhe keshtu do te kontribuojme realisht edhe per liberalizimin e vizave dhe garantimin e levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne Bashkimin Evropian, por edhe per realizimin e te gjithe reformave te rendesishme ne funksion te anetaresimit te vendit ne BE", ftoi Rama socialistet. Ne emer te LSI-se, ai theksoi se dialogu politik ne institucionet legjitime te vendit, ne Kuvend, eshte hapi i domosdoshem per kapercimin e situates se tensionuar politike. Sipas Rames, LSI jo vetem me pergjegjesine e nje force politike qe eshte ne qeverisjen e vendit, por edhe me seriozitetin dhe angazhimet si nje faktor i rendesishem ne jeten politike te vendit, e konsideron dialogun politik ne institucionet legjitime te vendit e pike se pari ne Kuvend, si hapin e domosdoshem per zgjidhjen dhe kapercimin e impasit politik dhe si nje shenje te sjelljes evropiane te te gjithe aktoreve dhe faktoreve politike parlamentare. "Sfida e anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian nuk eshte sfide vetem e mazhorances qeverisese. Ajo eshte sfide per gjithe shoqerine shqiptare, dhe padyshim, eshte ne radhe te pare sfide per klasen politike te vendit, pra edhe per opoziten", vijoi Rama. Ne kete kontekst, LSI e konsideron gjuhen kercenuese dhe ultimative si shprehje te krizes dhe te frikes se lidershipit socialist per t'u ballafaquar me alternative qe i kontribuojne te ardhmes evropiane te vendit. Per rrjedhoje, Luan Rama kerkoi nga deputetet socialiste te distancohen sa me pare qe te jete e mundur nga Edi Rama dhe frika qe ai po reflekton. Sipas LSI-se, Rama po perdor nje gjuhe kercenuese dhe ultimative, duke shprehur friken per tu ballafaquar me alternativa evropianizuese. "Ftoj PS te distancohet nga kjo gjuhe, nga tonet kercenuese dhe destruktive per marrjen me dhune te pushtetit, pasi kjo gjuhe dhe menyre e te shprehurit, nuk ka qene asnjehere ne sjelljen politike te PS dhe e fton ate qe te zere vendin legjitim qe i takon ne Kuvendin e Shqiperise per te cilen eshte votuar nga qytetaret shqiptare", theksoi Luan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›