E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH: Shqiperia, rritje me 3.9 %

Shqiperia do te vazhdoje te kete nje rritje ekonomike edhe ne vitin 2011 qe do te arrije ne 3.9 %. Keshtu ka parashikuar Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, ne raportin e saj te rifreskuar mbi rritjen ekonomike te Evropes Lindore dhe ish republikave sovjetike. Ne raportin e cituar edhe nga prestigjiozja Eall Street Jornal, Shqiperia permendet si nje nga performueset me te mira ekonomike te rajonit te Evropes Juglindore dhe nje nga vendet me nje sistem te shendoshe bankar. Ne parashikimet e saj BERZH shpjegon se per vitin 2009, rritja e prodhimit te brendshem bruto ne vend ishte 4.3 per qind, nderkohe qe rajoni i Evropes Juglindore pati nje renie mesatare prej 5.4 per qind.. Per vitin 2010 Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim thote se rritja ekonomike do te jete ne 2% nder tre me te mirat ne rajonin e Evropes Juglindore nderkohe qe mesatarja e tij eshte 1.2 per qind. Per sa i perket 30 vendeve te tjera te grafikes se BERZH, te cilat jane goditur nga kriza ekonomike paralajmerimi eshte I qarte, rimekembja do te mbetet e brishte dhe do te varioje ne baze te sfidave rajonale. Vetem pak dite me pare ne raportin vjetor per parashikimin ekonomik te globit, Banka Boterore tha se ne vitin 2010 Shqiperia do te kete nje rritje ekonomike nje nga me te lartat ne rajon.
Ndwrkohw tw njejtin parashikim ka bwrw dhe Banka Botwrore, e ka paralajmeruar se rritja ekonomike e Shqiperise wshtw mw e larta ne rajon. Me veshtiresi, por bota me ne fund po del nga kriza financiare. Ne raportin vjetor per parashikimin ekonomik te globit, Banka Boterore ka thwnw se kete vit bota do te kete nje rritje ekonomike ne masen 2.7 per qind. Megjithate sipas bankes kjo rritje do te jete me e ulet nga fundi i vitit kur te filloje te zbehet efekti i masave stimuluese qe kane marre qeverite ne vende te ndryshme. Persa i perket Shqiperise raporti i Bankes parashikon se ne vitin 2010 do te kete nje rritje ekonomike prej 3 per qind, nje nga me te lartat ne rajon. Banka Boterore veren se nje prej shteteve qe ka nisur vrapin drejt rimekembjes eshte Kina. Ekonomia e saj eshte rikthyer ne ritmet e rritjes dyshifrore duke arritur nivelin e 10.7 perqindeshit. Kjo do te thote se ekonomia kineze ia ka kaluar asaj te Japonise dhe eshte e dyta ne bote pas ekonomise amerikane. Para nje viti ekzistonte shqetesimi se rritja ekonomike ne Kine do te ishte shume e dobet, ndersa tani ka shqetesim se ritmet e rritjes ekonomike mund te forcohen me shume se c'duhet.
Skema e re e pensioneve, hyn ne fuqi ligji
Ka hyre ne fuqi ligji qe lejon aktivitetin privat per mbledhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore per efekt te pensionit. Por ende Agjencia Shteterore e Mbikeqyrjes Financiare nuk ka licencuar kompanite qe mund te ushtrojne kete aktivitet. Cdo individ i punesuar apo edhe vete punedhenesi do te zgjedhin vete kompanine private te pensionit dhe do te percaktojne vete masen e kontributit qe do te derdhin. Sipas Enkeleda Shehit keto kompani private do te jene nen mbikeqyrjen e vazhdueshme te Agjencise se Mbikeqyrjes se Financave, duke garantuar per sigurine e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›