E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet ne ankth Nese do te ikin amerikanet mund te vijne turqit

Beograd Politologe dhe analiste i cilesojne lajmet si loje nervash te Tiranes

Lajmi qe perhapi ditet e fundit nje agjenci shqiptare lajmesh per terheqjen nga Kosova te kontingjentit amerikan ne perberje te KFOR-it brenda ketij viti 2012 dhe per kalimin e bazes ushtarake amerikane te Bondstillit ne Kosove ne duart e trupave turke lajm i cili sidoqofte u hodh poshte ne fund te javes se kaluar nga komandanti i forcave ushtarake amerikane ne perberje te KFOR-it koloneli Xhefri Lajten po komentohet gjeresisht edhe nga analistet politike serbe disa prej te cileve kapen pas frazes se ushtarakut te larte amerikan se eshte krejtesisht normale qe nje dite forcat amerikane do te largohen nga Kosova duke vene ne dukje se informacioni i perhapur nga Tirana nuk eshte krejtesisht pa baza. Por sipas politologut dhe diplomatit veteran serb Vlladisllav Jovanovic perhapja e informacioneve ose dezinformacioneve te tilla shenon fillimin e nje lufte nervash qe Tirana dhe Prishtina kerkojne ti imponojne Beogradit por se ky i fundit nuk duhet te bjere ne kurthin e ngritur dhe se duhet te reagoje me kujdes. Provokacione te tilla do te kete edhe me shume dhe qellimi i tyre eshte qe te provokohet nje reagim i pamatur i Serbise ndaj Turqise me qellim per te penguar brenda mundesive sa me shume investimin e paralajmeruar te kapitaleve turke ne Serbi - deklaroi ne nje prononcim te tij te djeshem ne gazeten e perditshme serbe Vecernji novosti Jovanovici duke theksuar me tej se shqiptaret duan te jene te vetmit darling te Turqise ne Ballkan dhe nuk duan qe ta ndajne kete dashuri me askend tjeter. Te gjithe kete histori nuk do ta kisha marre shume seriozisht sepse nismetar i saj eshte shqiptaro-amerikani Xhozef Diogradi i cili qe prej me shume se 30 vitesh po operon kunder nesh duke shfrytezuar te gjitha mjetet e mundshme. Por sipas mendimit tim fjala eshte per nje tatim pulsi te pales serbe por edhe te te gjithe te tjereve te perfshire ne ceshtjen kosovare - thekson ky politolog serb duke e konsideruar lajmin e perhapur nga Tirana per terheqjen e kontingjentit amerikan rreth 1500 ushtare si nje diversion tradicional te pales shqiptare por edhe duke vene ne dukje se ai nuk duhet te anashkalohet. Nuk do te habitesha nese edhe vete Turqia ta kete frymezuar sadopak historine per terheqjen amerikane nga Kosova nderkohe qe interesa te ngjashme kane edhe disa shtete europiane si Britania Gjermania ose Austria qe tradicionalisht perpiqen tua kundervene Turqine interesave ruse ne Ballkan - thote Jovanovici. Gjenerali serb Ninosllav Krstic nga ana e tij ne nje prononcim ne gazeten serbe te mesiperme vuri ne dukje se lajmet per terheqjen amerikane nga Kosova edhe mund te besohen sepse informacione te tilla ka pasur edhe gjate vitit te kaluar megjithate sipas tij keto lajme nuk perbejne ndonje ndryshim te politikes amerikane ne Ballkan. Ne Kosmet me siguri ende do te qendroje nje personel perkates mbeshtetjeje dhe sigurimi te objekteve ushtarake amerikane nderkohe qe SHBA-te do ta kene vazhdimisht nen menge variantin e  reagimit dhe te kthimit te shpejte ne Kosove sepse kane atje korridore te rendesishme tokesore dhe ajrore - theksoi gjenerali serb.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›