Perfundon rruga e re qe lidh Seliten me "Unazen e madhe" Sonila Isaku
Nje rruge e re per banoret e njesise 5 ne Tirane. Gjate ketyre diteve, Bashkia e Tiranes ka perfunduar punimet ne rrugen “Ilia Dilo Sheperi” dy muaj para afatit. Rruga me gjatesi 600 metra qe lidh Seliten me segmentin e ri te Unazes se Madhe. Ndertimi i kesaj rruge si dhe zevendesimi i mureve rrethuese me kangjella i kane dhene nje pamje teresisht te re gjithe kesaj zone. “Sot jemi ketu sepse dy muaj para afatit punimet kane perfunduar. Rruga eshte ndertuar me te gjithe parametrat qe ne premtuam, duke perfshire jo vetem infrastrukturen publike por edhe zevendesimin e avllive te vjetra me kangjella, cka nuk eshte vetem pjese e zbukurimit te rruges por edhe pjese e nje modeli te ri qyteterimi, nje modeli te ri bashkefqinjesie midis banoreve te komunitetit dhe natyrisht nje kontribut ne shtimin e vleres se prones per te gjithe banoret e kesaj zone” theksoi kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Ky i fundit e konsideroi menyren e rimodelimit te rrugeve te kryeqytetit nje perqasje te re, te zgjedhur enkas nga bashkia, e cila eshte ne funksion te plote te qytetarit pa dallime politike. ““ Kjo eshte nje zgjedhje qe Bashkia e Tiranes ka bere, per t’u sherbyer qytetareve, per t’u sherbyer atyre kudo ku jetojne dhe pavaresisht prej rezultateve elektorale te zgjedhjeve qe shkojne e vijne, eshte nje zgjedhje e ndergjegjshme per ta zhvendosur Bashkine e Tiranes nga nje “repart politik”, sic ishte deri me 8 maj ne njesi sherbimi ndaj qytetareve. Kjo zgjedhje eshte e mundur sepse qytetaret zgjodhen vete qe Bashkine e Tiranes ta kene per veten e tyre dhe jo per axhendat politike. Duke u kujtuar banoreve te kesaj zone se produkti qe shohim sot eshte nje zgjedhje dhe jo nje rastesi, uroj qe qytetaret e Tiranes sa here te gjenden para mundesise per te zgjedhur, te zgjedhin me te miren per veten e tyre dhe te mos gabohen nga fjalet por te shikojne veprat” theksoi kryetari i Bashkise se Tiranes. Rruga ka nje gjeresi prej 6 metra dhe ne te dy anet e rruges ka trotuare. Me investimin prej 40. 4 milione lekesh jane ndertuar kanalizime e ujerave te zeza dhe te bardha, ndricim, gjelberim, ndersa eshte paraprire nga ndertimi i rrjetit te ujesjellesit per zonen e Selites. Me kete investim eshte paraprire nga ndertimi i rrjetit te ujesjellesit per zonen e Selites.
Basha: Ndryshimi qe vjen nga menaxhimi
Kryebashkiaku Basha ka theksuar se bashkia sot ka zgjedhur t’u sherbeje qytetareve, pasi vete qytetaret me 8 maj e refuzuan Bashkine si repart politik dhe zgjodhen bashkine qe do u sherbeje atyre. “Kjo eshte nje zgjedhje qe Bashkia e Tiranes ka bere, pike se pari nje zgjedhje per t’u sherbyer qytetareve, per t’u sherbyer atyre kudo ku jetojne eshte nje zgjedhje e ndergjegjshme per ta zhvendosur Bashkine e Tiranes nga nje “repart politik”, sic ishte deri me 8 maj ne njesi sherbimi ndaj qytetareve. Kjo zgjedhje eshte e mundur, sepse qytetaret zgjodhen vete qe Bashkine e Tiranes ta kene per veten e tyre dhe jo per axhendat politike” nenvizoi Basha.