E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kume: Rimandatimi i anëtarëve, pozitive për KQZ-në



Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, deklaroi dje se

rimandatimi i komisionerëve me përvojë do të jetë pozitiv në punën e komisionit. Sipas propozimeve zyrtare të partive, përfshihen në formacionin e ri anëtarë aktualë dhe ish-anëtarë, si Dëshira Subashi, Pandeli Varfri, Arben Ristani. “Përfshirja në Komisionin Zgjedhor të ri të Zgjedhjeve të atyre që deri sot kanë realizuar administrime të proceseve zgjedhore, është pozitive”, - tha Kume. Megjithatë, përfshirja në formacionin e ri të emrave të vjetër si Dëshira Subashi, Klement Zguri e Pandeli Varfri, që deri më tani kanë figuruar respektivisht si propozime të KLD-së dhe të kreut të shtetit, sipas ish-kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, tregon se politika pranon se nuk është e gatshme të administrohet nga një organ i pavarur.

“Fakti që një pjesë e anëtarëve të KQZ-së të cilët në komisionin e mëparshëm pavarësisht se kishin ardhur nëpërmjet propozimeve jo nga institucionet politike, jo nga klasa politike, por që tashmë propozohen nga forca politike, tregon se që në atë kohë, pra që në formatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që sipas ligjit, sipas Kushtetutës duhet të ishte jo me përfaqësim dhe balancim politik, klasa politike e ka anashkaluar këtë kërkesë dhe ka çuar njerëz të tyre”, - tha Kume. Arben Ristani, pretendent për kryetarin e organit zgjedhor është e vetmja kandidaturë e ricikluar që gjatë mandatit të tij të kaluar ka qenë propozim politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›