E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE: Mbeshtesim Topin per zgjidhjen e krizes

Keshilli i Evropes thote se do te mbeshtese perpjekjet dhe rolin ndermjetesues te Presidentit Bamir Topi, per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi. Ne nje interviste per "BBC"-ne, raporteri per Shqiperine, Jaakko Laakso, thote se eshte absolutisht e nevojshme qe bojkoti i Parlamentit te perfundoje. Ai thote se gjetja e rruges per te arritur deri ketu, do te jete sfida kryesore gjate vizites qe nje delegacion i Keshillit te Evropes do te beje ne Tirane me 22 shkurt. Njeheresh ai eshte shprehur se ky delegacion nuk eshte faktmbledhes por do te vije me propozime konkrete per te zgjidhur krizen ne Shqiperi. Njeheresh, ai teksa ka evidentuar faktin se nje gjuhe te tille fyese te politikes shqiptare nuk e ka pare ne asnje vend tjeter, ka bere thirrje per uljen e toneve.
Cili eshte misioni konkret i vizites se delegacionit te Keshillit te Evropes ne Shqiperi?
Misioni yne ka te beje me krizen politike ne Shqiperi. Ne po perpiqemi te japim ndihmesen tone, per te inkurajuar fillimin e dialogut politik midis paleve kryesore, si dhe per te ndihmuar ne gjetjen e nje zgjidhjeje, lidhur me ceshtjen e bojkotimit te Parlamentit. Cdo deputet qe eshte zgjedhur, mund dhe duhet te jape kontributin e tij ne Parlament.
Si mendoni se mund te ndodhe kjo? Ju po thoni se thjesht do te ofroni ndihme qe palet te arrijne nje zgjidhje, por kjo krize vazhdon prej disa muajsh dhe palet nuk kane treguar ndonje shenje se jane prane kesaj zgjidhjeje.
Po, kriza politike po vazhdon dhe ne jemi te shqetesuar se kjo krize politike mund te acarohet. Objektivi yne kryesor eshte qe, para se gjithash, te parandalojme acarimin e situates dhe, sic e permenda, te ndihmojme per fillimin e nje dialogu politik mes forcave politike. Ne kryesisht po mbeshtesim perpjekjet e Presidentit Topi. Ne mendojme se ai eshte ndermjetesi kryesor dhe te gjithe aktoret e tjere duhet ta mbeshtesin Presidentin.
Ne mendojme se do te jete e nevojshme qe te takohemi me perfaqesuesit e partive politike, jo thjesht qe ata te kene mundesine te na sqarojne se ku qendron problemi dhe se cfare idesh kane per te gjetur nje zgjidhje, por mendoj gjithashtu se duhet te kemi edhe nje takim te perbashket me te gjitha forcat kryesore politike.
Ju keni bere thirrje qe palet te dialogojne dhe te gjejne nje zgjidhje per kete krize. Cfare pergjegjesie ka secila pale per situaten e krijuar?
Ne nuk po shtrojme ceshtjen e pergjegjesive. Prej disa muajsh ne Shqiperi po flitet shume se kush eshte pergjegjesi dhe kush jo. Detyra jone eshte qe te ndihmojme ne gjetjen e nje zgjidhjeje. Per kete do te bejme edhe disa propozime konkrete, per te cilat nuk mund te jap me shume hollesi per momentin. Sic e dini, Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes beri disa propozime qe lidhen me viziten tone ne Tirane. Ky nuk eshte nje mision faktmbledhes, pasi ne i dime faktet. Ideja eshte qe te ndryshojme realitetin ne terren dhe te filloje dialogu mes partive politike.
Thate se do te takoheni me perfaqesues te forcave kryesore politike dhe se do te keni disa propozime. A do te ushtroni ndonje presion qe ato t'i pranojne propozimet tuaja?
Ne nuk e perdorim termin 'presion'. Ceshtja eshte se ne te pakten shpresojme se te gjitha partite mendojne se Keshilli i Evropes ka luajtur dhe do te vazhdoje te luaje nje rol pozitiv ne te ardhmen. Ky rol pranohet nga te gjitha palet. Ne nuk po mbajme asnje ane ne konfliktin ne Shqiperi. Ne mendojme se eshte absolutisht e nevojshme qe bojkoti i Parlamentit te perfundoje, ne menyre qe Parlamenti te funksionoje normalisht. Por ceshtja shtrohet se si mund te arrijme deri ketu. Ky eshte problemi kryesor qe do te kemi gjate kesaj vizite.
Si e vleresoni qendrimin e Presidentit Topi, per te cilit thate se e mbeshtesni, qe prej fillimit te kesaj krize pas zgjedhjeve te vitit te kaluar?
Me duhet te them se ne jemi takuar me te, ne te gjitha vizitat qe kemi pasur ne Shqiperi. Mendoj se ai ka luajtur nje rol pozitiv dhe, ne fakt, partite kryesore politike duhet te kontribuojne qe roli i tij si ndermjetes te jete me i madh. Mendoj se e gjithe bashkesia nderkombetare ka te njejten qasje si Keshilli i Evropes se ne jemi ne mbeshtetje te rolit ndermjetesues te Presidenti Topi, ne menyre qe ai te luaje nje rol me te madh.
Sa e veshtireson misionin ndermjetesues te Presidentit, me mbeshtetjen tuaj dhe te aktoreve te tjere nderkombetare, retorika e ashper dhe gjuha e perdorur nga lojtaret dhe forcat kryesore politike, pikerisht ato qe duhet te zgjidhin krizen?
Me duhet te them se fyerjet qe i gjen ne skenen politike shqiptare, nuk i kam degjuar ne asnje vend tjeter evropian. Mua me takon te udhetoj ne vende te ndryshme, gjate gjithe kohes, por nuk e degjoj kurre gjuhen apo fyerje te tilla, si ato qe i degjojme ne Shqiperi. Ne duhet ta ndalojme perdorimin e ketij fjalori. Ketu e kam fjalen per te gjitha palet dhe jo thjesht per individe te caktuar. Le te flasim per politiken, jo te futemi neper rruge dytesore dhe te merremi me fyerjet.
A mund te na thoni se si do te zgjidhet mungesa e perfaqesuesit te opozites, per shkak te bojkotit, ne delegacionin parlamentar nga Shqiperia ne Asamblene e Keshillit te Evropes?
Natyrisht qe situata eshte problematike. Praktika eshte qe delegacioni i secilit prej vendeve anetare te Keshillit te Evropes perbehet nga perfaqesues te koalicionit qeverise dhe te opozites. Problemi eshte se opozita shqiptare nuk perfaqesohet ne delegacion. Ky eshte nje nder rezultatet e bojkotit. E vetmja rruge per ta zgjidhur kete problem eshte qe t'i jepet fund bojkotit dhe opozita te perfaqesohet ne delegacionin shqiptar ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes. Ashtu sic vepruam ne sesionin e fundit, kur opozita nuk i ka perfaqesuesit e saj ne nje delegacion, ne duhet te shfrytezojme burime te tjera per t'u njohur me qendrimin e opozites. Kjo eshte arsyeja qe sekretarja per marredhenie me jashte ne Partine Socialiste u ftua te fliste para Komisionit te Monitorimit, ne menyre qe ne te njiheshim me qendrimin e opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›