E Diel, 1 Nëntor 2026

Kunati i deputetit të PD kapet me drogë, tani Sherefedin Shehut do i hetohet pasuria

Share

Deputeti demokrat Sherefedin Shehu do i nënshtrohet hetimit të pasurisë për shkak të ligjit Antimafia. Siç raporton Shekulli, Shehu nuk ka bërë ndonjë krim, por është kunati i tij, vëllai i të shoqes, që është kapur me drogë në Francë dhe sipas ligjit do hetohet edhe pasuria e deputetit. Daniel Dapi, kunat i Shehut, u kap në Francë me 1 kilogram heroinë dhe 850 gram kokainë. Dyshohej se lënda vinte nga Hollanda dhe po transportohej drejt Anglisë. Në banesë Dapit iu gjetën edhe 8 kilogram heroinë. Përpara gjykatës ai ka deklaruar se është thjesht korrier, por gjykata nuk ka pranuar ta lirojë me kusht. Bashkë me Dapin janë arrestuar edhe të tjerë persona të rrezikshëm të këtij grupi. Tani Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri ka nisur edhe hetimin e pasurisë së Dapit dhe njerëzve të tij. Sipas Shekullit janë identifikuar si pasuri të Dapit disa shtëpi private, apartamente, lokale dhe makina.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›