E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi:Kontrolle për 83 prokurorë dhe 653 procedime penale

Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi ka deklaruar sot se janë kontrolluar 83 prokurorë dhe janë kryer 653 procedime penale.
 

Ndërsa ka raportuar në komisionin e ligjeve për inspektimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë në prokurori gjatë vitit 2011, Halimi ka theksuar se janë zhvilluar 16 kontrolle në prokuroritë e Shkallës së parë dhe 2 në të apelit ku dhjetë kontrolle rezultuan me shkelje të afateve kohore dhe zvarritje të hetimeve.
 

Ndërkohë një ditë më parë, Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama sulmoi drejpërsëdrejti ministrinë e drejtësisë se ka hetuar jashtë kompetencave organin e akuzës duke hartuar një raport me të dhëna fiktive për punën e këtij institucioni.

Gjatë raportimit në komisonin e ligjeve për gjendjen e kriminalitetit për 2011 në Shqipëri, kryeprokurorja Ina Rama ka akuzuar ministrinë e drejtësisë për qëndrime imagjinare ndaj prokurorisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›