Pastruesja vjedh paratë në shtëpinë e Dashamir Shehit: Më duheshin
Share
Një shumë parash është vjedhur nga shtëpia e kreut të LZHK, Dashamir Shehu. Mësohet se policia ka rënë menjëherë në gjurmët e autores. Ajo ka qenë personi i punësuar nga Shehu për të pastruar shtëpinë, 50 vjeçarja Elida Stafa. Dyshohet se shuma e vjedhur ishte 50 mijë lek të rinj, raporton Panorama. Stafa ka deklaruar se i duheshin paratë dhe se do ia kthejë të gjitha Shehit. Për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe nisur nga rrethanat e ngjarjes, Stafa do të hetohet në gjendje të lirë.