E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Bode, bixhoz me paratë e popullit. Të dorëhiqet

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka akuzuar Ministrine e Financave per mashtrim, teksa thote se ka kerkuar konsulence per tenderin e Lotarise Kombetare.

Ne profilin e tij ne Twitter, pas deklarates se MF, Rama shkruan se Bode e ka kerkuar konsulencen, pasi ka vendosur fituesin me tender te qepur sipas mases se klienteles se vet!

Ai thekson se opozita e di hapat e ndjekur, duke shtuar se opozita ka dijeni “edhe per ortaket e Bodes ne kete biznes, qe jane kliente te pushtetit”.

Sipas Rames, ky qe po ben kreu i Financave eshte krim ekonomik, korrupsion,  bixhoz me parate e popullit dhe fillimi i fundit te qeverise!

“Bodja duhet te dorehiqej, po dora i ka mbetur brenda ne arken e parave te popullit dhe nuk e heq dot! Do t’ia heqe populli me vote ne 2013!”- shkruan Rama.

Sipas Rames, i vetmi ‘Klient’ qe aludon MF eshte publiku dhe opozita sipas tij mbron vetem kete klient.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›