E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotaria, Rama: Bode duhet të japë dorëheqjen

TIRANE- Kreu i socialisteve, Edi Rama duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS eshte ndalur serish e ate qe e ka cilesuar aferen korruptive, apo skandalin e madh te qeverise me Lotarine Kombetare.

Sipas Rames, ministri i Financave, Ridvan Bode duhet te jape doreheqjen, por qe nuk ka per ta bere per shkak te aferave ne te cilat eshte zhytur.

Lotaria Kombëtare është shembulli më i pastër i korrupsionit, është pabesi ndaj qytetarëve. Fitimet e saj po rritin fitimet e klientelës së oborrit të qeverisë, në vend qe të kthehen në investim për qytetarët. Ridvan Bode duhet të japë dorëheqjen, por ai nuk ka per ta dhene sepse dora e tij është e zhytur thellë në korrupsion, tha Rama. PS ka kerkuar hetim permes nje komisioni hetimor per kete skandal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›