Reforma zgjedhore, sot tryeza e partive të vogla
TIRANE- Në orën 14:00 partitë e vogla do të mblidhen sot në një tryezë të përbashkët me qëllim përfshirjen e propozimeve të tyre në reformën zgjedhore, në mënyrë që përfaqësimi në Kuvend të bazohet në barazinë e votës.
Në tryezë mësohet se do të jenë të pranishëm përfaqësues nga parti të majta dhe të djathta. Prej kohësh paritë e vogla kanë bërë propozimet e tyre lidhur me reformën zgjedhore.
Ata kanë propozuar disa formula duke u bazuar te sistemi danez, për reformën zgjedhore, draft të cilin e kanë dorëzuar në komisionin e reformës zgjedhore.
Drafti propozon korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor, çka sipas tyre do të bënte që të barazohej vota e qytetarëve shqiptarë.