Kunati i ministres Bregu dhunon fshatarin

Kunati i ministres Majlinda Bregu dhunon nje banor te fshatit Preze ne Tirane pasi ne nje gjyq per motive pronesie kishte mbrojtur kundershtarin e tij. Ngjarja ka ndodhur dy net me pare nderkohe qe i demtuari i eshte drejtuar me kallezim penal edhe Policise se Tiranes. Behet fjale per Naim Selen i cili ka denoncuar se eshte dhunuar nga Hektor Ajazi me truprojat e tij per shkak te nje gjyqi qe kane per nje prone. Madje per kete ngjarje ka reaguar edhe Partia Socialiste duke deklaruar se kane mbetur te shokuar nga arroganca qe po perdorin njerezit e lidhur me pushtetin. PS-ja e ka akuzuar edhe policine qe nuk ka ndermarre asnje veprim. Nga ana tjeter Drejtoria e Policise se Tiranes ka deklaruar se ka kryer gjithe veprimet procedurale dhe materialet ia ka referuar prokurorise se rrethit.
PoliciaSipas te dhenave nga policia e kryeqytetit rreth ores 1900 te se martes eshte njoftuar se ne ambientet e firmes Kajmak ne autostraden Tirane-Vore gjate nje sherri per motive te dobeta eshte demtuar shtetasi Naim Muharrem Sela. Me marrjen e njoftimit menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbimet e Stacionit te Policise Vore dhe ato te Komisariatit te Policise Nr. 6 Tirane te cilet e kane derguar shtetasin Naim Sela per ndihme mjekesore prane Spitalit Ushtarak Tirane. Atij i eshte marre kallezim i cili shpjegon se eshte goditur me grushte gjate nje sherri nga shtetasit Besnik Zef Lala dhe Hektor Beqir Ajazi. Rreth ores 2230 eshte bere i mundur identifikimi dhe shoqerimi ne ambientet e Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane i shtetasve Besnik Lala dhe Hektor Ajazi deklaroi policia. Me tej shtoi se nisur nga gjendja e mire shendetesore e te demtuarit u vleresua se Besnik Lala dhe Hektor Ajazi kane konsumuar kundervajtjen penale ate te plagosjes se lehte me dashje. Ne keto kushte ata jane pyetur mbi ngjarjen dhe me pas jane lene ne gjendje te lire.
I demtuariNderkaq pas kesaj ngjarjeje te rende ka folur per median edhe Naim Sela nga Preza e Tiranes. Me mori dikush ne telefon nga qendra e Tiranes dhe me tha qe jam ne autostraden e Vores. Kur shkova atje u prezantova me njerezit ne tavoline. Pashe Hektor Ajazin me disa truproja te cilet me thane qe jane te repartit 88. Ata ishin te armatosur dhe me goditen. Me pas me lane ne rruge dhe kam perfunduar ne spital eshte shprehur Sela. Sipas deshmise ne lidhje me dyshimet e kesaj ngjarjeje ai eshte shprehur se ka nje gjyq pronash ne daten 15 shtator kunder Ajazit dhe mendon se kjo mund te jete nje nder arsyet e dhunes. Hektor Ajazi ka marre pronat. Ka mashtruar nje fshatarin tim une dola per ta mbrojtur ate ne gjyq. E ka mashtruar per kete arsye deklaron Naim Sela nga spitali ku eshte ende i shtruar.
Deputeti GaciMenjehere pas kesaj ngjarjeje te rende ka reaguar edhe Partia Socialiste. Deputeti i zones Artan Gaci eshte shprehur se ka mbetur i shokuar nga kjo ngjarje por si ai dhe e gjithe Partia Socialiste nuk jane aspak te cuditur nga rasti i radhes i arrogances se njerezve te lidhur me pushtet ndaj qytetareve te thjeshte te ketij vendi. Sic e pate qytetari Naim Sela eshte dhunuar nga kunati i ministres Bregu nga Hektor Ajazi bashke me truprojat e tij te cilet sipas vete te denuarit jane funksionare dhe paguhen me rroga shteti jane truproja te reparteve speciale. Eumlshte rrahur ne mes te rruges dhe eshte lene ne autostrade. Eumlshte bere denoncimi qe dje ne darke ne organet e policise dhe sot akoma ne kete ore nuk kane marre ndonje veprim perkundrazi jane munduar ta kalojne ne heshtje. Z. Naim Sela ka te vetmin faj pse guxoi ti drejtohej gjykates per te kerkuar nje te drejte per te cilen i eshte mohuar per te kerkuar nje prone per te cilen pretendon se i eshte grabitur nga Hektor Ajazi. Vetem ky eshte faji i Naim Seles perfundoi deputeti i PS-se.