Depresioni 60-vjecari vetedigjet me benzine
Nje 60-vjecar nga Fieri i ka dhene fund jetes duke u vetedjegur me benzine. Shkak eshte bere gjendja depresive ne te cilen ishte futur pas largimit nga puna ne prefekture dhe emerimi si mesues ne nje fshat periferik te Fierit. Ngjarja e rende ka ndodhur mesnaten e se merkures ne lagjen Kryengritja e Fierit. Bujar Bejleri me profesion mesues ka djegur veten me benzine. Ende nuk eshte zbardhur ngjarja plotesisht por mesohet se aktin e veteflijimit ai e ka kryer ne oborrin e shtepise tij ne kushtet e nje depresioni te thelle. Bejleri banonte ne katin e pare te nje pallati 5-katesh ne lagjen Kryengritja e Fierit nderkohe qe ai e kishte rrethuar pjesen perpara shtepise te tij me nje mur blloqesh. Mesnaten e se merkures ai ka dale ne oborr dhe pasi ka sperkatur veten me benzine i ka vene flaken trupit. Te afermit fqinjet dhe kalimtare te rastit kane tentuar ti vinin ne ndihme por ai nuk ka lejuar askend qe ti afrohej. Pas disa minutash trupi i perfshire nga flaket eshte shembur pertoke dhe familjaret e alarmuar kane njoftuar policine. 60-vjecari eshte derguar fillimisht ne spitalin e Fierit por mjeket kane konstatuar se gjendja e tij ka qene mjaft kritike. Ai eshte transportuar me urgjence per ne Tirane por me gjithe nderhyrjen e bluzave te bardha te kryeqytetit Bejleri ka nderruar jete pak ore me pas. Paraditen e se enjtes familjaret kane terhequr trupin e pajete te 60-vjecarit per te kryer ceremonine mortore. Policia e ka klasifikuar kete ngjarje si vetevrasje e kryer ne kushtet e depresionit te thelle mendor. Ky eshte rasti i dyte brenda dy ditesh i vetedjegies. Kujtojme se dy dite me pare nje 43-vjecar nga Kavaja i ka dhene fund jetes duke u vetedjegur. Policia tha se viktima ishte i semure mendor dhe i kishte vene zjarrin vetes duke u djegur me benzine. Ngjarja ndodhi ne fshatin Lekaj ne afersi te Kavajes. Sipas te dhenave policore viktima kishte tentuar edhe me pare ti jepte fund jetes. Burimet policore nga Komisariati i Kavajes thane se ai ka tentuar ti jape fund jetes edhe dy here te tjera me vetehelmim por nderhyrja e te afermve te tij e kishte shpetuar.